Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, thotë se qytetarët presin gjithmonë që pushtetet e reja të jenë më efikase.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se Qeveria e re e Kosovës, duhet të tregohet e aftë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët.
“Unë besoj që është shumë mirë kur në zgjedhje ndërrohen garniturat. Është një freski, nuk do të thotë se janë më të mirë apo më të këqij, por qytetarët presin gjithmonë që pushtetet e reja të jenë më efikase apo duhet të jenë më efikase. Prandaj, unë mendoj që është bërë mirë që opozita i ka fituar zgjedhjet sepse vetëm në atë mënyrë faktikisht është lëvizja e ujit, nuk bëhet amull uji dhe kur bëhet amull, nuk pihet. Prandaj, zakonisht njerëzit presin që kur opozita të vjen, duhet të tregohet e aftë në zgjidhjen e problemeve që ka jeta e njerëzve dhe shpresoj të kenë sukses”, thotë Daci.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Daci tha se do të ishte më se e domosdoshme përfshirja e opozitës.
“Mua po më pëlqejnë deklaratat e njerëzve që mund të jenë në qeverinë e re, që nuk lodhen shumë çka mendon tjetërkush, por çka kërkon populli, votuesi. Unë kam një zhgënjim enorm të madh në bashkësinë ndërkombëtare. Premtime tepër të mëdha prej dhjetë vjetësh më parë deri tash. Për qarkullimin e lirë, për udhëtimin pa viza dhe asnjëherë nuk i përmbahen premtimeve e as vendimeve të forumeve më të mëdha, siç është Parlamenti Evropian e këto të tjerat.
Prandaj, porosia ime ose këshilla ime për qeverinë e re është që nën një të jenë interesat e Kosovës, të shtetasve të Kosovës dhe diku në renditje pika e dytë, të tretë, të katërt apo e pestë e bashkësisë ndërkombëtare”, ka theksur ish kryetari i Parlamentit.
Ai ka folur edhe për taksën që që Kosova i ka vendosur Serbisë.
“Çdo skajshmëri në këtë koncept është e dëmshme. Heqja e përnjëhershme pa e studiuar dhe pa i parë veprimet e Serbisë do të ishte jo dobiprurëse. Por, edhe insistimi është jashtë kohës tashmë. Do të thotë unë besoj se qeveria e re, me sa i kam përcjell debatet, në veçanti kryeministrin e ri e përcjelli më me shumë vëmendje se sa të tjerët, besoj se duhet të rritet një optimizëm në këtë drejtim për vendoret (prodhimet vendore)”, është shprehur Daci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?