LAJMI I FUNDIT:

Ç’zbulim i rrallë! Ky zog e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën e majtë femër

Ç’zbulim i rrallë! Ky zog e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën e majtë femër
Fotografi: M. Woike/blickwinkel/picture alliance

Një ornitolog amator ka zbuluar në Kolumbi një zog shapkë me dy gjini. Ky fenomen shumë i rrallë është vërejtur edhe tek kafshë të tjera

Parimisht ky zog (chlorophanes spiza) ushqehet me fruta dhe është i përhapur nga Meksika jugore deri në Brazilin jugor. Ai arrin 13 deri 14 centrimetra. Zogu mashkull ka ngjyrë jeshile në blu, zogu femër ka pupla në ngjyrë jeshile bari.


Është hera e parë që një zog i tillë gjinandromorf vëzhgohet në hapësirën natyrore ku jeton. Një gjinandromorfizëm i tillë krijohet kur një ovum (vezë) nuk ndahet mirë dhe fekondohet nga dy spermie. Ky fenomen i rrallë është konstatuar edhe tek kanarinat, gaforret, fluturat dhe insekte të tjera.

Fotografi: LUIS ROBAYO/AFP/Getty Images

Tek shapkat ai është vërejtur 100 vjet më parë, por deri tani nuk ishte vërejtur edhe tek zogj në natyrë. Dhe zogu i para 100 viteve i kishte ngjyrat anasjelltas, djathtas ishte femëror dhe majtas mashkullor.

Fat perfekt i ornitologut amator

Zogu i rrallë dyseksor është zbuluar në Villamaria të Kolumbisë nga ornitologu amator, John Murillo. Morillo i tregoi për zbulimin e tij ornitologut neo-zelandez Hamish Spencer, nga Universiteti i Otagos, që po ashtu ndodhej në Kolumbi për pushime.

“Ky fenomen është shumë i rrallë tek zogjtë. Shumë vëzhgues zogjsh nuk hasin në jetën e tyre asnjëherë ndonjë zog gjinandromorf”, shpjegon Hamish Spencer për revistën shkencore “Journal of Field Ornithology”.

Fotografi: Felipe Abondano/DW

Për fat ornitologu amator John Murillo kishte ngritur një çerdhe zogjsh me ushqim, çerdhe ku zogu i rrallë hermafrodit shkonte rregullisht për dy vjet rresht. Nga tetori 2021 deri në qershor 2023, shapka e ndarë në dy gjysma u shfaq rregullisht për katër deri gjashtë javë rresht në çerdhen e zogjve, pastaj u zhduk sërish për rreth tetë javë.

Zog i rrallë, por i vetmuar

Zogu i rrallë u soll në mënyrë jo tipike në çerdhen e zogjve, por me sa duket kjo shapkë dygjinorëshe është e pazakontë për zogjtë e tjerë të llojit së vet, sepse vazhdon të jetojë e izoluar.

“Zogu gjinandromorf priste që zogjtë e tjerë shapkë të largoheshin nga çerdhja e zogjve, pastaj futej ai për të ngrënë. Në përgjithësi ai u shmangej zogjve të tjerë të llojit të tij, por edhe zogjtë e tjerë i shmangeshin atij. Prandaj është e pamundur, që ky individ të gjejë rast për t’u riprodhuar.”/DW

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori