LAJMI I FUNDIT:

Çulev do t’i propozojë Qeverisë që të ndahen nga 15.000 denarë për çdo punonjës në MPB

Çulev do t’i propozojë Qeverisë që të ndahen nga 15.000 denarë për çdo punonjës në MPB

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, do t’i propozojë Qeverisë të ndajë shpërblim nga 15 mijë denarë për çdo punonjës në MPB.

Ky propozim vjen, siç thotë ai, për shkak të kontributit në menaxhimin me coronavirusin.


“Dekreti përfshin të gjithë policët, punonjësit në shërbimet drejtuese dhe personelit e mbetur administrativ në MPB, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe në mënyrë të palodhshme dhe me sakrificë po japin gjithçka nga vetja në radhët e para në menaxhimin me coronavirusin. Nuk kam asnjë dilemë se ata me punën dhe angazhimin e tyre e meritojnë këtë dhe pres nga Qeveria që në mbledhjen e ardhshme ta kalojë këtë dekret”, shkruan Çulev në rrjetin social ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se shëndeti dhe jeta e punonjësve janë prioritet dhe se kontributi i tyre do të vlerësohet./Telegrafi/