LAJMI I FUNDIT:

Çulev: Policë në pesë pika kufitare, MPB-ja është e përgatitur për menaxhim të situatës me coronavirusin

Çulev: Policë në pesë pika kufitare, MPB-ja është e përgatitur për menaxhim të situatës me coronavirusin

“Pjesëtarë të policisë me patrulla do t’i kontrollojnë personat të cilëve u është shqiptuar masë e izolimit për shkak të coronavirusit. Në vendkalimet kufitare ata po shpërndajnë broshura informative, ndërsa në bazë të kontrollimit të pasaportave nëse vlerësojnë ose një qytetar i caktuar vet paraqitet, shtetas i yni, i cili vjen nga vendet me rrezik të lartë, zhvillojnë intervista ose sipas nevojës thërrasin ekip nga Ministria e Shëndetësisë”.

Këtë sot e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. Ai shpjegoi se për momentin MPB-ja është e angazhuar në pesë pikat kufitare ku orientohen të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, si dhe në të dy aeroportet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Deri më tani kemi vullnetarë të Kryqit të Kuq të cilët janë aktiv vetëm në dy vendkalime kufitare Tabanoc dhe Deve Bair, ndërsa në të gjitha pikat e tjera të kalimit kufitar pjesëtarët e policisë kufitare po i intervistojnë bartësit e mundshëm të koronavirusit. Për sa i përket personave për të cilët Instituti i Shëndetit Publik u ka vendosur tashmë masë izolimi, duke pasur parasysh që numri është në rritje të vazhdueshme, kapacitetet e MPB-së po përdoren për t’u siguruar patrullë”, tha Çulev, pas vizitës në stacionin policor në Gazi Babë.

Ai shtoi se për shkak të rritjes së ekspozimit të rrezikut dhe kontaktit të mundshëm me të infektuarit, MPB-ja ka siguruar dhe është në proces të sigurimit të pajisjeve shtesë mbrojtëse.

“Këto janë doreza mbrojtëse, gjegjësisht doreza gome dhe maska mbrojtëse. Por, ne gjithashtu kemi siguruar edhe maska mbrojtëse me një shkallë më të lartë mbrojtjeje me filtra që anëtarët e MPB-së i përdorin në kontrollet kufitare që i kryejnë në autobusë dhe mjete të tjera të transportit për një numër më të madh të udhëtarëve. Në të njëjtën kohë do të sigurojmë dezinfektues dhe do të shpërndahen në stacionet e policisë”, tha ministri Çulev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori