Marc Cucurella ka reaguar me habi kur ka mësuar se bashkëlojtari i deritanishëm, Jorginho, do ta vazhdojë karrierën te Arsenali.

Gjatë një bisede para kamerave, nga ai është kërkuar që ta zgjedhë futbollistin më të mençur te Chelsea, ndërsa 24-vjeçari e ka zgjedhur mesfushorin italian.


Në vijim bashkëbisedimi i plotë:

Cucurella: Futbollisti më i mençur në skuadër është Jorginho, 100 për qind. Sepse ai ka një...

Bashkëbiseduesi: Ai nuk luan më për Chelsean.

Cucurella: Jo?

https://twitter.com/goal/status/1620456896951095298

Bashkëbiseduesi: Mendoj se ai po transferohet te Arsenali, besoj.

Cucurella: Do të thosha Jorginho. Pa klub. Jo? Ose pa ndryshim?

Bashkëbiseduesi: Më duket se duhet ta ndryshosh.

Cucurella: A po? Por, po e them tash.

Bashkëbiseduesi: Është duke ndodhur sot (e martë).

Cucurella: E lexova dje (e hënë).

Bashkëbiseduesi: Ka fotografi të tij...

Cucurella: Jo.


/Telegrafi/

telegrafi sport app