Pavarësisht nëse ndarja ishte vendimi yt apo i personit tjetër, largimi nga dikush mund të jetë një përvojë e dhimbshme
Në fillim, mund të përballesh me një përzierje emocionesh, duke marrë kohë për t’i përpunuar ato. E kupton që të mbetesh e zemëruar nuk të shërben, ndaj punon për të falur ish-partnerin dhe veten. Shmang mjediset e takimeve dhe vendos si qëllim “paqen dhe pranimin”.
Por sapo ndihesh se po bën përparim, e sheh ish-in duke bërë të gjitha ndryshimet që kishe shpresuar gjatë lidhjes suaj. Papritur, paqja që kishe filluar të ndjeje zëvendësohet nga zemërimi dhe inati. “Seriozisht?”, mendon teksa e sheh atë duke u bërë personi që gjithmonë dëshiroje.
Ndarja të kishte dhënë një ndjenjë fuqie dhe të kishte kujtuar forcën tënde të brendshme. Madje kishe filluar të pyesje veten pse nuk e kishe bërë më herët. Por kur sheh ish-in të ndryshojë, ndihesh sikur je goditur fort dhe të duket sikur nuk ke bërë asnjë përparim në procesin tënd të shërimit. Sikur universi tallej me ty dhe gjithë ai vetëbesim që kishe fituar tani zëvendësohet nga dyshimet. A nuk isha mjaftueshëm e mirë për ta bërë atë të ndryshonte? A ishte diçka gabim në lidhje me ty?
Kur ai bëhet personi që gjithmonë dëshiroje, por pa ty, mund të ndihesh sikur nuk ishe mjaftueshëm, sikur nuk meritove dashurinë dhe përpjekjet që ai tani po ia ofron dikujt tjetër.
Ndjenjat e zhgënjimit dhe tradhtisë mund të fillojnë të zvarriten, pasi duket sikur gjithë energjia që investove për ta ndihmuar të rritej si person u injorua.
Ndërkohë që ke qenë e përqendruar te vetja dhe larg rrjeteve sociale, papritur bëhesh e përqendruar te çdo gjë që ai po bën. Nuk mund t’i shmangësh rrjetet sociale, sikur të kërkosh përgjigje. Por ja ku qëndron problemi: Këto mendime dhe sjellje janë toksike sepse lidhin mosrritjen e ish-it gjatë lidhjes me vlerën tënde si person dhe lehtësitë mund të ushqejnë humbjen e besimit në vetvete. Duke kontrolluar vazhdimisht rrjetet sociale të ish-it, mbetesh kapur pas së kaluarës, ndërkohë që rritja e vërtetë vjen nga përqendrimi në rrugën tënde përpara.
Kur të kesh rifituar energjinë dhe të kthehesh në rrugën tënde të jetës, konsidero marrëdhënien me veten. A ke pritur diçka nga partneri yt që kurrë nuk ia ke dhënë vetes? A prisje që dashuria e tij të zëvendësonte mungesën e dashurisë për veten?
Identifiko gjithë gjërat që doje nga ai dhe fillo t’ia japësh vetes. Doje kujdes? Kujdesu për veten në çdo vendim që duhet të marrësh dhe mos i vendos nevojat e të tjerëve përpara dëshirave të tua.
Doje që ai të ishte i dashur? Doje që partneri yt të mos i shkelte kufijtë e tu? Kujdes me mënyrën si e trajton veten dhe sigurohu që as ti vetë mos t’i bësh këto gabime. Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa të mësosh të thuash “jo” në situata të caktuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Ja si të vishni një këmishë dhe bluzë për t'u dukur ndryshe çdo herë
Kontrasti i ngjyrave: Katër kombinime me të cilat do të rrëmbeni shikimet e kalimtarëve
Fund i cili mbulon të gjitha të metat: Femrat janë mahnitur pas këtij trendi!
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Depresioni dhe shtatzënia e ndërmjetësuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp