LAJMI I FUNDIT:

‘Çsorosoidizimi’, defokusim apo përballje reale me OJQ-të? (Video)

‘Çsorosoidizimi’, defokusim apo përballje reale me OJQ-të? (Video)

Para dy ditëve u publikua formimi i lëvizjes së re civile ‘Stop operacionit Soros’-SOS, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas themeluesve Cvetin Çilimanov, Nikola Sërbov dhe Nenad Mirçevski qëllimi është ‘nisja e procesit të desorosoizimit të Maqedonisë’, ku para një muaji e përmendi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.


Simonina Kacarska në emisionin e 24Vesti, se nëse kjo nismë a është kërcënim real ose nuk vlerësohet shumë, edhe pse mënyra e vetme si njoftim nuk është pozitive për zhvillimin e kësaj shoqërie, sepse vetë fjala nënkupton se dikush gaboi.

Poashtu të njëjtin mendim e ndanë edhe analisti Bashkim Bakiu.

“Sisteme të tilla që kërkojnë për të shkatërruar shoqërinë civile, kanë tendencë për të krijuar një kontroll të sektorit JQ për çdo gjë”, tha analisti Bashkim Bakiu në analizën e tij në 24Vesti.

Retorika për desorosoizimin është projektuar edhe nga pjesa e institucioneve shtetërore me deklaratën e ministrit të MPJ-së, Nikolla Poposki se Soros e destabilizon Maqedoninë dhe drejtorit të arkivit Filip Petrovski i cili bëri thirrje për pastrimin e mediumeve të Soros-it. /Telegrafi/