LAJMI I FUNDIT:

Ç’solli të re Java e Modës në Londër?

Ç’solli të re Java e Modës në Londër?

Java e Modës në Londër, përfundon sot, por sigurisht nuk s’mund të quhej e tillë nëse Victoria dhe David Beckham s’bënin daljen e tyre, duke çuar kështu stilin në një tjetër nivel

Teksa ecnin të kapur për dore, çifti Beckham provuan sërish se mbeten dyshja me më shumë influencë në industrinë e modës në Londër dhe jo vetëm!

Victoria mbante veshur një palë pantallona me shtrat të lartë ngjyrë vishnje, një xhaketë me pika hedhur krahëve dhe një këmishë ngjyrë vjollcë me fruda.

David nga ana tjetër iu kombinua asaj duke veshur një kostum blu pudër nga Dior, me atlete të bardha. Të ulur në rreshtin e parë, e gjithë familja Beckham shijoi sfilatat që prezantuan markat e njohura për koleksionin pranverë/verë 2020.

Më poshtë, do të gjeni disa prej tyre që u mbajtën gjatë kësaj javë në Londër.

1. Burrbery

Shfaqja e fundit e Javës së modës në Londër ishte ajo e Burberry-it. Ndryshe nga vitet e tjera, koleksioni pranverë/verë 2020, erdhi me një tjetër perspektivë, edhe më globale.

Koleksioni ofronte diçka për të gjithë, duke filluar që nga tradicionalja tek avangarde dhe më tej tek shkëlqimi i tapetit të kuq.

Aksesorët janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme për një markë luksi si Bruberry.

2. Simone Rocha

Këtë sezon, Rocha vendosi t’i kushtonte vëmendje rrënjëve irlandeze.

Dizajnet e saj dramatike, erdhën të punuara me detaje mjaft origjinale, frymëzuar nga tradita dhe trashëgimia e artit dhe artistëve irlandez.

3. Victoria Beckham

Për këtë pranverë, Beckham solli veshje të përditshme dhe festive, frymëzuar nga vitet ’70-të!

Për zyrë, pantallona në ngjyra neutrale, kurse për mbrëmje, sugjeroi duke luajtur me ngjyra të ndezura dhe prerje me shumë volum.