Shifrat e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij janë thjesht mbresëlënëse dhe vazhdojnë të shkëlqejnë edhe në moshën 40-vjeçare.

Ylli portugez konfirmoi edhe një herë klasin e tij të jashtëzakonshme në ndeshjen e sotme, ku Al Nassr udhëtoi për t’u përballur me Damacun dhe fitoi 2-1.


Në minutën e 50-të, Ronaldo përfundoi një aksion të shkëlqyer me një gol të bukur, duke vulosur fitoren e ekipit të tij dhe duke shënuar golin e tij të 960-të në karrierë.


Kjo shifër e afron superyllin portugez vetëm 40 gola larg nga arritja historike e 1000 golave.

Ronaldo ka shkruar histori me secilin klub ku ka luajtur. Ai shënoi 5 gola me Sportingun, 145 me Manchester Unitedin, 450 me Real Madridin dhe 101 me Juventusin në nivel klubesh. Me Al Nassrin, ku aktualisht vazhdon karrierën e tij, ka regjistruar 116 gola.

Në nivel kombëtar, me Portugalinë, Ronaldo ka realizuar gjithsej 143 gola, duke e bërë atë një nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.


Çfarë e bën këtë arritje edhe më të jashtëzakonshme është fakti se Ronaldo e ka arritur këtë shifër në një karrierë që tashmë ka kaluar dy dekada dhe vazhdon të performojë në nivele të larta, duke treguar se mosha nuk është kufizim për një legjendë të vërtetë. /Telegrafi/

telegrafi sport app