Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo shënoi një 'gol fantazmë' të çmendur për të kaluar Al Nassr në epërsi ndaj Al Ahli në ndeshjen e së premtes mbrëma.

Al Nassr hyri në takimin e tyre të së premtes në mbrëmje me shpresën për të fituar terren në garën për titull në Superligën e Arabisë Saudite kundër Al Ahli, i cili mburret me një skuadër yjesh si Riyad Mahrez, Roberto Firmino dhe Allan Saint-Maximin.


Dhe ndërsa skuadra e Luis Castros nisi ndeshjen duke ardhur nga fitoret në katër ndeshjet e fundit të ligës, Al Ahli kishte marrë pesë fitore në gjashtë përballje të Superlihës së Arabisë Saudite këtë sezon.

Por ishte Al Nassr dhe Ronaldo - ata që shënuan golin e parë, në atë që mund të rezultojë të jetë më i çuditshmi nga mbi 800 golat që superylli portugez ka shënuar në karrierën e tij historike.

Sadio Mane shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Al Ahlit dhe asistoi Ronaldon, i cili vrapoi drejt portës së Edouard Mendy, e cila nga përdorimi i mjeteve piroteknike në stadium ishte e tillë që portieri dhe porta u përfshinë plotësisht nga shtresat e tymit të verdhë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e kaloi topin drejt vendit ku supozoi se do të ishte goli përpara se të largohej në festë. /Telegrafi/

telegrafi sport app