LAJMI I FUNDIT:

“Creed 3” vjen në Cineplexx me eventin ‘Premiere Night’ ku do të ketë edhe shpërblime!

“Creed 3” vjen në Cineplexx me eventin ‘Premiere Night’ ku do të ketë edhe shpërblime!

Njëri nga filmat e shumëpritur të vitit 2023, Creed 3 po arrin në Cineplexx më 2 mars, me eventin Premiere Night ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Creed 3 është pjesa e tretë e triologjisë Creed, i cili në vetvete është zgjerimi spin-off i ekskluzivitetit Rocky. Creed 3 shënon pjesën e nëntë në ekskluzivitetin ikonik Rocky, ku këtë herë është i pari pa Sylvester Stallone si boksieri Rocky Balboa. Debutimi regjisorial i Michael B. Jordan në këtë film të fundit, ka marrë shumë vlerësime pozitive nga kritikët, ku aktualisht në faqen Rotten Tomatoes është i rankuar me 91%. Michael B Jordan zbuloi për publikun se përdori seri të ndryshme anime të profilit të lartë si frymëzim për sekuencat e luftimeve, duke përfshirë My Hero Academia, Dragon Ball dhe Naruto.


Filmi i fundit i Creed ndjek Adonis (Michael B Jordan) ku pas dominimit të botës së boksit, ai ka lulëzuar si në karrierë ashtu edhe në jetën familjare. Mirëpo kur një mik i fëmijërisë dhe ish-mjeshtëror i boksit, Damian (Jonathan Majors), rishfaqet pas vuajtjes së një dënimi të gjatë në burg, ai është i etur të provojë se e meriton një shans në ring. Përballja mes miqve të dikurshëm është më shumë se një sherr. Për të zgjidhur rezultatin, Adonis duhet të vendosë të ardhmen e tij në linjë për të luftuar Damian – një luftëtar që nuk ka asgjë për të humbur.

Gjatë eventit ‘Premiere Night”, të enjtën do të dhurohen këto shpërblimet në Cineplexx:

Në kinemanë në Prishtinë:

5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness
3x Proteina Whey nga ProVit
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Stilium

Në kinemanë në Prizren:

5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Stilium

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni uebfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si 'Diamond' në ShBA

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si 'Diamond' në ShBA

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori