E keni parë edhe vet se sa domethënie kishte kjo fitore. Cristiano Ronaldo i shtrirë në cep të fushës, duke shijuar ovacionet e 70 mijë tifozëve në Bernabeu. Tani nuk u ndje mungesa e dashurisë. Dhe nga stoli, Jose Mourinho hyri në fushë duke u rrëshqitur në të në shenjë festimi, në një prej netëve më të mrekullueshme në Ligën e Kampionëve në gjithë karrierën e tij. Kjo mund të ketë qenë thjesht një ndeshje grupore, por ka domethënie të madhe.
Real Madridi dy herë ishte në disavantazh në një ndeshje që ka mundur ta humbasë, por që në fund e mposhti Manchester Cityn me rezultat 3-2, falë një goli në çastet e fundit nga Ronaldo. Pas dominimit në pjesën e parë, Edin Dzeko ua dha epërsinë vizitorëve pas një pasimi të klasit botëror nga ish-mesfushori i Barcelonës, Yaya toure. Rastësisht, Real Madridi ishte prapa në rezultat dhe para një disfate të rëndë para tifozëve të vet që nuk pushuan për asnjë moment. Një humbje e katërt këtë sezon, dhe ajo në shtëpi, nuk ishte një ide aspak e mirë.
Por, Mourinho reagoi – ai patjetër duhej ta bënte këtë. Përkundër dominimit në pjesën e parë, treshja në mesfushë e përbërë nga Alonso, Michael Essien dhe Sami Khedira ishte larg prej ideologjisë pozitive për të cilën shpresuan tifozët e Realit. Vendasit bënë të pamundurën në pjesën e parë, por kishin një problem të madh me portierin Joe Hart, i cili ishte në formën e tij më të lartë. Në disavantazh pranë rezultatit 1-0, ishte koha për diçka më ndryshe – në lojë u inkuadruan Luka Modric dhe Karim Benzema. Më herët, pranë rezultatit 0-0 ishte Mesut Ozil ai që zëvëndësoi Michael Essienin.
Ozil dhe Modric ishin shumë të gjallë dhe në asnjë moment nuk treguan mungesë cilësie përreth zonës së Manchester Cityt. Kroati ishte i jashtëzakonshëm, e gjallëroi lojën e Realit në momentet kyçe. Por, ishte Marcelo ai që ishte pranë golit disa herë me goditje nga distanca, para se të barazonte në mënyrë fantastike pas një devijimi, vetëm për të detyrar serbin Aleksandar Kolarov që të kalonte përsëri në epërsi Cityn pas një devijimi nga Alonso në anën tjetër. Reali edhe një herë ishte në disavantazh, teksa koha po kalonte.
Megjithatë, Benzema i cili nuk kishte shënuar gol për klubin dhe kombëtaren që nga muaji maj, u shfaq në momentet vendimtare duke mposhtur me kthim në mënyre mjeshtërore Joe Hart, i cili nuk kishte gjasa për të ndalur këtë goditje. Vetëm katër minuta nga fundi dhe ndeshja ishte e hapur…përsëri.
Tani ishte radha e Ronaldos që të shkëlqente. Portugezi kompletoi secilin prej 50 pasimeve të bëra gjatë 90 minutave, por dështoi të tregohej i rrezikshëm, siç di të jetë në formën e tij më të mrië. Ende nuk ishte diçka në rregull pas komenteve të tij me pakënaqësinë në klub dhe refuzimit për të festuar pas golave ndaj Granadas.
Madrilenët ishin të frustruar me paraqitjen e dobët të portugezit në humbjen nga Sevilla të shtunën dhe mund të kishin arritur në përfundimin se ishte koha që Ronaldo, bashk me bashkëkombasin e tij Jose Mourinho të largohen nga klubi mbretëror.
Por, e gjithë kjo u harrua shumë shpejt. Portugezi kishte disa hesape të pa zgjidhura me mbrojtësit e Cityt dhe pasi depërtoi thellë në zonë, arriti të shmangë Vincent Kompanyn për të lansuar një goditje të pa përshtatshme që hyri nën këmbët e Hart, që portieri anglez mund të mendojë se është dashur ta ndalë. Por, Ronaldo nuk brengoset për këtë – dhe as Realit si intereson për këtë.
“Festova sepse është dashur të festoj”, ka theksuar Ronaldo pas takimit, i pyetur nga gazetarët se pse bëri një festim të çmendur pasi kishte pohuar se është i pakënaqur me klubin.
Mund të ketë qenë një udhëtim i çmendur ky, por tifozët vendas në fund ishin të kënaqur. Dhe në vend se të zgjohen me tituj të gazetave duke kritikuar mos inkuadrimin e disa lojtarëve (Sergio Ramos ishte lënë jasht formacionit startues, një vendim i përshkruar teknik nga trajneri) dhe mungesën e vendimmarjes, Mourinho dhe Ronaldo bënë paqe me Bernabeun.
La Liga nuk është humbur ende edhe pse Reali duhet të ndjekë Barcelonën me disavantazh prej tetë pikësh, megjithëse ekziston ndjesia se këtë sezon ajo që vërtet kërkohet është trofeu historik i dhjetë në Ligën e Kampionëve. Kjo fitore është fillim më se i mbarë në këtë garë. Kalimi nëpër një testi të tillë nuk i bën keq Realit dhe Mourinho vështirë se ka mundur të përmbahet pas takimit.
“Kjo është ajo që kërkoj nga ekipi im”, tha ai. “Më vjen keq për gazetarët të cilët kishin shkruar raportin e tyre të ndeshjes, por më pas është dashur ta ndryshojnë atë”, shtoi në fund ‘The Only One’.
Por, sigurisht se atij nuk i vinte keq, natyrisht – atij i pëlqente kjo. Faktori i ndjesisë së mirë është kthyer përsëri dhe ky rikthim vetëm sa shënon fillimin e sezonit për Real Madridin. Me këtë disponim, ata duken sikur kampionë të vërtet – dhe dy njerëzit kryesor të tyre shkuan në shtëpi të lumtur, jo të pikëlluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Amorim ka caktuar katër emra për të përforcuar sulmin e Man Utd
Gimenez thyen heshtjen pas interesimit të Milanit për transferimin e tij
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Shteti i njohur evropian afër heqjes së VAR-it nga ligat vendase pas votimit të klubeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar