Me gjithë ndjeshmërinë e lartë që ka shëndeti mendor i popullatës së Kosovës në ballafaqim me epideminë, ka shumë faktorë të cilët e bëjnë ballafaqimin me virusin shpresëdhënës
Prof. Naim Telaku, dr.sci
Psikolog klinik
COVID-19, apo ndryshe shkaktari i njërës ndër pandemitë më të rrezikshme në dekadat e fundit në botë, së pari u shfaq në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019. Data e saktë e shfaqjes është diskutabile, sepse Qeveria Kineze e kishte mbajtur të fshehur ekzistencën e pandemisë, për të paktën tri javë. Veprim ky i cili patjetër e ka rritur koston e mbarëbotshme të epidemisë dhe e ka vështirësuar ballafaqimin për shumë popuj.
Tash kur Kina e ka stabilizuar trendin e përhapjes së epidemisë, bota po përballet me anën më të errët të fatkeqësisë. Nga rreth 200 shtete të njohura nga OKB, Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH, gjer më tash, ka evidentuar mbi gjysmë milioni raste të prekura në 196 shtete të ndryshme.
Megjithëse OBSH ndërmori masa të menjëhershme për të alarmuar shtetet për rrezikun që kanosej nga virusi COVID-19, shumica e shteteve, fillimisht e injoruan këtë thirrje, për të vazhduar me agjendat e tyre shtetërore.
Në fazat fillestare të pandemisë, ngjashëm ngathët reagoi edhe shoqëria në përgjithësi, përjashto këtu aktivizimin heroik të personelit mjekësorë dhe të të sigurisë.
Plogështia e reagimit individual, institucional e shoqëror, edhe mund t’i atribuohet dy konstrukteve psikologjike të cilat na vije natyrshëm t’i përdorim në ballafaqim me situata të shumë të vështira.
I pari ka të bëjë me tendencën tonë të natyrshme për të mohuar apo shmangur në vetëdije ekzistencën e rrezikut në rastet kur rreziku ndjehet si shumë më i madh se kapacitetet tona ballafaquese. Pastaj, në aspektin e reagimit social, u shpërfaq një konstrukt tjetër i njohur si ‘shpërndarja e përgjegjësisë’.
Sociologët e psikologët social kanë vërejtur se kur një grup shoqërorë përballet me një situatë të pakëndshme dhe të vështirë njerëzore, të gjithë adaptohen për vete dhe askush nuk ndërmerr hapin i pari për t’i ndihmuar fatkeqët. Gjithsecili pret nga tjetri të ndërmarr hapin i pari.
Këto lloje të reagimit fillestarë i karakterizuan shumicën e shoqërive kudo nëpër Botë me rastin e ballafaqimit me COVID-19, dhe rezultati që pasoi, në rastin më të mirë është për t’u brengosur.
Evropa më 31 janar 2020, e regjistroi rastin e parë me coronavirusin e ri, gjersa që nga fillimi i marsit, po e njëjta është bërë epiqendra e pandemisë në nivel global dhe i prinë listës së kontinenteve në çdo statistikë. Tash së fundmi, me statistika të zeza, fatkeqësisht po bashkohet edhe ShBA.
Nga ana tjetër, në vendin tonë, më 19 mars u konfirmuan dy rastet e para të infektuara me COVID-19, gjersa aktualisht numri i të infektuarve ka kaluar tetëdhjetën. Gjersa njëri nga të prekurit nga infeksioni, fatkeqësisht humbi betejën në ballafaqim e sipër me virusin, një rast tjetër tashmë është kuruar. Kjo, ndër të tjera, dëshmon për mobilizimin e shpejtë dhe punën efektive të Klinikës Infektive në kuadër të QKUK, gjersa qytetarëve të vendit u jep shpresë se ballafaqimi me epideminë do të jetë i suksesshëm.
Një karakteristikë e reagimit social në rastin e Kosovës është edhe krahasimi i gjendjes së karantinës me kohën e luftës së mbi njëzet vjetëve më parë.
Anipse në një këndvështrim objektiv, ballafaqimi me pandeminë e COVID-19 nuk ka shumë ngjashmëri me kohën e luftës, ndër të tjera, për faktin se gjatë luftës, mbi një milion shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre, gjersa epidemia po na detyron dhunshëm të qëndrojmë brenda shtëpive tona, sidoqoftë, krahasimi subjektiv, për shumë kë bëhet i pashmangshëm. Kjo, ndër të tjera mund të na tregojë dy gjëra.
Së pari, rrezikshmëria e ndjerë nga disa nga qytetarët nga coronavirusi, përjetohet me një intensitet të ngjashëm me rrezikun që na kanosej në kohën e luftës, dhe së dyti, që traumatizmi që përjetuam gjatë luftës, po ndikon që ta përjetojmë goditjen nga epidemia si ritraumatizim, gjë që e bënë situatën dhe ballafaqimin edhe më të komplikuar, të paktën në aspektin psikologjik.
Me gjithë ndjeshmërinë e lartë që ka shëndeti mendor i popullatës së Kosovës në ballafaqim me epideminë, ka shumë faktorë të cilët e bëjnë ballafaqimin me virusin shpresëdhënës. Ndër të tjera, Kosova shquhet me popullatë të re, ku shumica e popullsisë janë nën moshën 30 vjeçare.
Duke patur parasysh imunitetin e lartë fizik që kanë grupmoshat e reja në ballafaqim me infeksione të ngjashme, ky fakt është inkurajues. Pastaj, Kosova ka filluar organizimin e mësimit online në shumicën e cikleve të edukimit. “Mendja shëndoshë, trupi shëndoshë.”
Kjo vlen tash më shumë se kurrë. Përpos këtyre, me shfaqjen e rasteve të para me coronavirus në Kosovë, e gjithë shoqëria është mobilizuar në forma të ndryshme dhe ka dëshmuar vetëdije dhe pjekuri të lartë përkitazi me situatën, megjithëse vazhdimisht është sfiduar nga skena politike.
Vlen të theksohet se një pjekuri e tillë e ngërthyer me një ndjenjë të lartë solidariteti, shoqërinë tonë e ka karakterizuar zakonisht, duke mos harruar ballafaqimin e shkëlqyer social me tërmetin e fundvitit të kaluar në Shqipëri.
John F. Kennedy pat thënë “Mos pyet çfarë mund të bëjë vendi për ty, por pyet çfarë mund të bësh ti për vendin.” Mendoj se populli ynë, këtë maksimë e ndjenë në damarë në situata të krizës kolektive si kjo e tashmja, andaj besoj se edhe në këtë ballafaqim, populli dhe shteti ynë do të mund të bëjë shumë më shumë kundër coronavirusit se që do të mund të bëjë virusi kundër nesh.
Hapi i parë është t’i respektojmë me përpikëri instruksionet profesionale. Hapi i dytë, të jetojmë normalitetin sa më shumë që mundemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025