Covid-19 nuk është më një sëmundje e të vaksinuarve, ka thënë kreu i programit të vaksinimit të Oksfordit.
“Tmerri i vazhdueshëm” i pacientëve që kanë probleme me frymëmarrje në spital tani është “kryesisht” për njerëzit që janë të pavaksinuar, sipas profesorit Sir Andrew Pollard.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, edhe pse varianti më i transmetueshëm Delta vazhdon të infektojë mijëra, shumica e atyre që janë plotësisht të vaksinuar do të përjetojnë vetëm “infeksione të lehta” që janë “pak më shumë se një shqetësim i pakëndshëm”.
Duke shkruar për The Guardian, Pollard tha: “Midis publikut të gjerë, pandemia konsiderohet ende si një murtajë e heshtur, e bërë e dukshme në imazhet e pacientëve që luftojnë për frymëmarrjen tyre të ardhshme… Ky tmerr i vazhdueshëm, i cili po ndodh nëpër njësitë e Kujdesit Intensiv në Britani tani është e kufizuar kryesisht për personat e pavaksinuar”.
“Përgjithësisht, Covid-19 nuk është më një sëmundje e të vaksinuarve; vaksinat priren të kufizojnë vuajtjen e saj mbytëse, me disa përjashtime”.
Dhe shkencëtarët kanë shpresë se përhapja e dozave përforcuese dhe imunitetit nga përhapja verore e variantit Delta duhet të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar të shpëtojë nga rritja e infeksioneve që shihet në pjesë të Evropës.
Mbretëria e Bashkuar, e cila pa masa të lehtësuara gjatë verës dhe ka nivele më të larta vaksinimi se disa vende evropiane, ndoshta nuk do të goditet aq fort, tha Pollard.
“Në vendet me shkallë më të ulët të vaksinimit, ndikimi i valës aktuale në njësitë e Kujdesit Intensiv do të jetë shumë më i keq se në Britani”.
Megjithatë, Pollard, një nga ata që qëndron pas vaksinës Oxford/AstraZeneca, tha se Covid-19 do të sillte ende presion mbi Shëndetësinë këtë dimër – me pacientë të pavaksinuar që kërkojnë kujdes intensiv dhe pacientë me dy doza të vaksinës të cilët janë më të moshuar dhe të dobët ende në rrezik të “kërcënimit për jetën” nga problemet shëndetësore.
“Vala e fundit e virusit në MB, e cila tani po rritet me shpejtësi në pjesë të Evropës, do të përkthehet drejtpërdrejt në një rrjedhë pacientësh kryesisht të pavaksinuar që hyjnë në ICU”, tha ai në artikullin e shkruar së bashku me Profesorin Brian Angus, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit.
“Për të parandaluar sëmundje të rënda, këta njerëz kanë nevojë për dozat e para dhe të dyta të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë