Njerëzit me COVID-19 kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të mpiksjes së gjakut deri në gjashtë muaj pas infektimit edhe në raste të lehta, ka treguar një studim.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se COVID-19 rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, por një studim i ri i botuar në revistën mjekësore BMJ, tregon se sa mund të zgjasë kërcënimi.
Studiuesit krahasuan të dhënat nga më shumë se një milion njerëz në regjistrat kombëtarë suedez që u infektuan me COVID-19 nga shkurti 2020 deri në maj 2021, me grupet e kontrollit prej mbi katër milionë që nuk ishin pozitivë.
Ata zbuluan se personat me COVID kishin një rrezik më të lartë të embolisë pulmonare, një mpiksje gjaku që bllokon arteriet në mushkëri, deri në gjashtë muaj pas infektimit, transmeton KosovaPress.

Kishte gjithashtu një rrezik në rritje të trombozës së venave të thella – një mpiksje gjaku që zakonisht gjendet në këmbë – deri në tre muaj pas infektimit me COVID.
Pasi morën në konsideratë një sërë faktorësh, ata gjetën një rrezik 33-fish më të lartë të embolisë pulmonare tek ata që kishin COVID, si dhe një rritje pesëfish të rrezikut të trombozës së venave të thella.
Njerëzit me simptoma të rënda dhe ata me kushte të tilla shëndetësore ishin në rrezik më të lartë më herët, zbuloi studimi.

Por, edhe njerëzit që kishin raste të lehta që nuk kishin nevojë për shtrimin në spital kishin një rrezik më të lartë të embolisë pulmonare dhe trombozës së venave të thella.
Shanset për formimin e mpiksjes ishin më të larta gjatë valës së parë të pandemisë sesa në fazat e mëvonshme, gjë që shkencëtarët thanë se ishte për shkak të mbulimit të vaksinës dhe trajtimit më të mirë me kalimin e kohës.
Studiuesit thanë se gjetjet e tyre kishin “ndikime të mëdha për politikën shëndetësore”, duke kërkuar trajtim shtesë për të parandaluar mpiksjen e gjakut, veçanërisht në rastet me rrezik të lartë.
Ata gjithashtu theksuan se rezultatet e tyre theksuan rëndësinë e vaksinimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi