LAJMI I FUNDIT:

COVAX siguron dy miliardë doza të vaksinave për vendet e varfra, thotë OBSH

COVAX siguron dy miliardë doza të vaksinave për vendet e varfra, thotë OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ka siguruar marrëveshje për dy miliardë doza të vaksinave kundër coronavirusit, në kuadër të programit COVAX që synon qasje të drejtë dhe të barabartë të vaksinave në të gjithë botën.

“Drita në fund të tunelit po bëhet më e ‘ndritshme’”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, dozat e siguruara janë nga AstraZeneca, Johnson & Johnson, Novovax dhe Sanofi/GSK, megjithëse asnjëra vaksinë e tyre nuk është autorizuar ende për përdorim.

Në një deklaratë, thuhet se të gjitha 190 ekonomitë që kishin nënshkruar pjesëmarrjen në COVAX, do të kishin qasje në gjysmën e parë të vitit 2021; dërgesat e para pritet të fillojnë në tremujorin e parë të vitit 2021- në varësi të miratimeve rregullatore dhe gatishmërisë së vendeve për shpërndarje.

Zyrtarët e OBSH-së patën paralajmëruar këtë javë se një mungesë prej 28 miliardë dollarësh në financim do të thoshte se vendet e varfra dhe me të ardhura të ulëta mund të mbeteshin pas në një përleshje për të blerë vaksinat.

Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI), i cili gjithashtu ndihmoi në ngritjen e nismës, tha se aleanca COVAX, gjithashtu ishte në bisedime me Pfizer-BioNTech, e cila është aprovuar në SHBA, dhe me Moderna-n, e cila pret që vaksina e saj të aprovohet në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori