LAJMI I FUNDIT:

Corvette C8 kapet duke u testuar në pistë (Foto)

Corvette C8 kapet duke u testuar në pistë (Foto)

Pasardhësi i parë nga Corvette, që do ta ketë motorin në mes

Tashmë e dimë që do të lansohet, pasi Chevrolet ka bërë të ditur se është duke punuar në një Corvette të re, transmeton Telegrafi.


Madje, ky pasardhës do të jetë ndryshe prej të tjerëve, pasi do ta ketë motorin në mes, për dallim prej të tjerëve që e kishin në pjesën e përparme. Megjithatë, nuk dihej se çfarë pamje do të ketë.

Ende nuk dihet saktësisht pamja, pasi shtresa e kamuflazhit që e kishte mbuluar një Corvette C8 që po testohej në Nurburgring të Gjermanisë, nuk lejonte të shihej shumë.

Fotografitë e shkrepura prej spiunëve, e tregojnë këtë model që për dallim nga C7, e ka kapakun e përparmë shumë të madh, si dhe linja e xhepa gjigant që ia rrisin aerodinamikën.

Pjesa e pasme ka një kamuflazh të rëndë, përfshirë edhe xhamin, ndërsa shihen qartë gypat gjigant për nxjerrjen e gazrave.

Nën kapak pritet ta ketë motorin me 4.2-litra që prodhon 500 kuajfuqi, si dhe versionin 5.5-litra V8 që prodhon deri në 600 kuajfuqi.

Sipas disa burimeve të pakonfirmuara, do të ketë elemente shtesë që do t’ia mundësojnë të prodhojë deri në 800 kuajfuqi.

Motori elektrik që do t’i vendoset në pjesën e përparme, thuhet që do t’i ndihmojë të prodhojë deri 1,000 kuajfuqi. Deri në prezantimin final, vetëm mundemi t’i shikojmë imazhet që u shkrepën teksa po testohej në piste. /Telegrafi/