LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi: Zhvillohen aplikacione për identifikimin e zonave të prekura në Kinë

Coronavirusi: Zhvillohen aplikacione për identifikimin e zonave të prekura në Kinë

Kompanitë kineze kanë zhvilluar disa aplikacione të veçanta të hartave që tregojnë vendet e infektuara nga Coronavirusi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Banorët e qytetit Shenzhen në Kinë, janë duke përdorur programe hartografie dhe gjurmues udhëtimesh në mënyrë që t’i shmangin lagjet me infeksione të coronavirusit, dhe të përgatiten më mirë për rreziqet me të cilat mund të përballen.


Të dyja këto kompani, QuantUrban dhe WeChat kanë krijuar platforma që marrin informacione zyrtare për lagjet e infektuara nga Coronavirusi, si dhe i ndihmojnë përdoruesve për afërsitë e zonave të prekura.

Programi WeChat, i quajtur YiKuang, mbulon qytetet jugore të Shenzhen dhe Guanzhou, ndërsa QuantUrban mbulon nëntë qytete të tjera të provincës.

“Qyteti i Shenzhen ditëve të ardhshme mund të përballet me rreziqe nga ky virus, andaj edhe të dhënat e qeverisë pritet të dalin së shpejti”, ka thënë April, një menaxhere me qendër në Shenzhen e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj të plotë.

“Të bazohesh në këto harta është ngushëllim psikologjik, nuk mund të garantosh që nuk do të ketë të prekur por të paktën mund të shmangësh zonat e infektuara” ka shtuar ndër tjerash ajo.

Që nga e hëna numri i të prekurve nga Coronavirusi në qytetin e Shenzhenit ka shkuar deri në 245. /Telegrafi/