LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi trondit tregun botëror të aksioneve, “luftë” për çmimin e naftës

Coronavirusi trondit tregun botëror të aksioneve, “luftë” për çmimin e naftës

Tregu i aksioneve në të gjithë botën përjetoi rënien më të madhe ndër vite ditën e sotme.

Wall Street pësoi një humbje prej 7 për qind në vlerën e aksioneve të saj ndërkohë që Dow Jones humbi 2 mijë pikë, në rënien më të thellë brenda një dite në histori.


Sipas BBC, në SHBA, indekset kryesore të aksioneve ranë aq ashpër në fillimin e tregtimit, saqë blerja dhe shitja e aksioneve u ndërpre për 15 minuta.

Rënie të ngjashme pësuan edhe vendet në të gjithë Evropën dhe Azinë ndërsa një mosmarrëveshje midis Rusisë dhe Arabisë Saudite pa çmimet e naftës duke u ulur.

Arabia Saudite tha se do të ulë çmimet dhe do të pompojë më shumë naftë, duke ngjallur frikën e një lufte çmimesh, shkruan oranews.tv.

Kjo erdhi pasi Rusia hodhi poshtë një propozim nga eksportuesit e naftës për të ulur furnizimin për të përballuar kërkesën më të ulët për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Të hënën, çmimi i standardit ndërkombëtar të naftës Brent ra gati në një të tretën duke shënuar rënien e tij më të madhe që nga Lufta e Gjirit në 1991 përpara se të rikuperohej paksa për të tregtuar 20% më të ulët.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Cinestar
Kalo në kategori