LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, shqiptarët në Itali thonë se po e vazhdojnë jetën normale

Coronavirusi, shqiptarët në Itali thonë se po e vazhdojnë jetën normale

Frika nga coronavirusi e ka kthyer Milanon, qytetin vibrant të veriut në një qytet fantazmë. Rrugët e Italisë në këto qytete të veriut, të cilat janë të prekura nga frika për praninë e coronavirusit raportohet të jenë të boshatisura. Metropoli duket se është paralizuar.

Gerarta Zheji, një aktiviste e diasporës shqiptare në Itali dhe avokati Darien Levani, thonë për Euronews Albania se në Itali, kjo epidemi që çdo ditë dhe më shumë po përhapet në masa shumë të larta, po përjetohet me shumë qetësi nga shqiptarët por edhe nga qytetarët italianë.


Ky panik nuk përjetohet në jetën e përditshme të Italisë. Jeta po rrjedh normalisht dhe dyqanet ashtu edhe baret vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

Qytetarët nuk tregojnë panik edhe pse maskat, të cilat po përdoren nga pjesa më e madhe si një masë parandaluese, kanë mbaruar në dyqane dhe farmaci.

Ato thonë se, patjetër nuk kanë munguar iniciativat parandaluese si pezullimi i karnavaleve dhe mbyllja e shkollave në disa rajon.

Gerarta Zheji thotë së në mediat italiane po e ndjekin situatën hap pas hapi. Në portalet online të mediave kryesorë të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me përditësimin e situatës për coronavirus janë të hapur dhe asgjë nuk është me pagesë.

“Është bërë kjo zgjedhje që qytetarët mund të lexojnë sa më shumë dhe të informohen sa më shumë. Nga ana tjetër, vetë kryeministri në faqen e tij në facebook është duke bërë përditësime çdo disa orë nga qendra operative e mbrojtjes civile italiane”, shpjegon ajo.

Zheji thotë se në dje në një konferencë për shtyp drejtpërdrejtë në Facebook, presidenti i një rajoni të Italisë lajmëroi se shkollat do të mbylleshin nga dita e nesërme.

“Kryeministri e mori në telefon dhe i tha, të lutem prit, nuk ke të drejtë ta bësh këtë, koordinohemi nesër bashkë me ty dhe të gjithë presidentët e tjerë të rajoneve të tjerë dhe pastaj do t’i marrësh këto masa”, shton ajo.

Sipas saj administratorët shpesh në Itali tentojnë të marrin masa në një mënyrë jo të koordinuar por që prej ditës së sotme ka nisur koordinimi mbarëkombëtar i kryeministrit, në mënyrë që linjat e veprimit të jenë të njëjtat në të gjithë vendin.

Avokati Darien Levani thotë se këshillat e mjekëve dhe ekspertëve janë të njëjtat.

“Ekspertët thonë se maskat nuk duhen aq shumë, duhen më tepër për personat e sëmurë. Ka një problem të madh, fakti që e gjitha fusha e shëndetësisë është krahinore. Një rol tjetër që është qetësues, qoftë mjekët, apo farmacistët janë prirur për të qetësuar, për të thënë se nuk ka rrezik më të madh se sa sëmundje të tjera dhe kjo është pozitive sepse ndikon në psikologjiken e  personave”, thotë ai.

Por sipas tij dhe aktivistes Zheji, fakti se mosfunksionimi i protokolleve në qendrën e infektimit në Kodonja ka sjellë përhapjen e virusit në Itali, është diçka e vërtetë.

Megjithatë dëshmitë e personave që e kanë kaluar këtë virus nuk janë të shumta në Itali dhe një pjesë e tyre po trajtohen në Shqipëri.

“I kanë simptomat të lehta dhe nuk i duhet të shkojnë në spital, dhe pjesa tjetër që kanë nevojë të trajtohen në spital nuk janë në gjendje të rëndë. Ky është një element tjetër që i thuhet njerëzve. Të tërë ata që kanë humbur jetën janë të moshave të mëdha dhe persona me patologji të tjera dhe janë komplikimet e të gjitha këtyre patologjive bashkë që kanë sjellë vdekjen. Këtë e thonë ekspertët”, është shprehur Zheji.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori