LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, punëtorët shëndetësor me kërkesë publike drejtuar ministrit Vitia

Coronavirusi, punëtorët shëndetësor me kërkesë publike drejtuar ministrit Vitia

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një kërkese publike i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me masat e parandalimit të coronavirusit.

Në kërkesën drejtuar Vitisë,  FSSHK kërkon nga ministri që të dihet se cilat janë kapacitetet e punëtorëve shëndetësor për mbrojtjen e pandemisë së supozuar nga OBSH-ja me qëllim të luftimit të Coronavirusi COVID -19.


Po ashtu, Federata kërkon që Ministria e Shëndetësisë të reflektojë dhe të ruhet shëndeti dhe siguria e punëtorëve shëndetësor, transmeton Telegrafi.

Reagimi i plotë:

“Kërkesë publike në emër të gjithë punëtorëve shëndetësor të Republikës së Kosovës

I nderuari Z. Ministër,
Duke u nisur nga situata aktuale në mbarë globin tonë, po ju adresohemi me disa pyetje konkrete me qëllim të mospërhapjes së panikut në komunitetin tonë:
1. Cilat janë kapacitetet tona për mbrojtjen e pandemisë së supozuar nga OBSH-ja me qëllim të luftimit të Coronavirusi COVID -19.
2. Cilat janë masat mbrojtëse përveç atyre që i proklamoni në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor.
3. Cilat janë masat të cilat i keni ndërmarr ju me Ministritë përkatëse me qëllim të funksionalizimit shtetëror për parandalimin e kësaj pandemie të supozuar.
4. Sa është kostoja financiare e përllogaritur me qëllim të parandalimit të kësaj pandemie(sipas OBSH-së).

Pra i nderuari Ministër, duke parë situatën e krijuar që në mediume tona p.sh. nuk kemi asnjë komunikim me publikun për masat e parandalimit të kësaj pandemie të supozuar, ju lutem reflektoni.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e hapur edhe jashtë protokoleve burokratike që po i bëni të angazhohemi me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë të punëtorëve shëndetësor dhe popullatës, gjë të cilën ju kam transmetuar edhe përmes komunikimit privat.

Edhe një herë ju lutem që të reflektoni dhe të merrni në konsideratë apelin tonë sepse situata e krijuar në këtë vend është përgjegjësi e secilit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori