LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi mund të vritet nga rrezet e diellit brenda disa minutave

Coronavirusi mund të vritet nga rrezet e diellit brenda disa minutave

Coronavirusi mund të vritet nga rrezet e diellit brenda disa minutave, në bazë të hulumtimeve nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrezatimi nga drita ultravjollcë dëmton materialin gjenetik të virusit dhe e pengon atë të formohet.


Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë nga William Bryan, një këshilltar i shkencës dhe i teknologjisë së Departamentit të Sigurisë Atdhetare.

Ai zbuloi se temperatura e lartë dhe lagështia janë poashtu të dëmshme për virusin, duke ofruar shpresë se përhapja e tij mund të zhduket apo izolohet gjatë verës.

“Gjatë vëzhgimit kemi parë se drita e diellit ka ndikim në vrasjen e virusit, si në sipërfaqe ashtu edhe në ajër”, tha ai.

“Rritja e temperaturës dhe e lagështisë është më pak e favorshme për virusin”, u shpreh Bryan.

Shkencëtarët ndër tjerash duke komentuar studimin thanë se rrezet ultravjollcë nuk do të përdoren si një terapi për pacientët e infektuar pasi drita nuk mund të depërtojë në trup dhe ta vrasë virusin./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori