LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi arrin edhe në Amerikën Latine, Brazili konfirmon rastin e parë

Coronavirusi arrin edhe në Amerikën Latine, Brazili konfirmon rastin e parë

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka konfirmuar të mërkurën rastin e parë të coronavirusit, i infektuari i parë në Amerikën Latine.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë 61 vjeçar nga qyteti i Sao Paolo, ndërsa raportohet se u kthye kohët e fundit nga Italia.

I infektuari kishte udhëtuar për në Lombardi, në veri të Italisë, nga 9 shkurti deri më 21 shkurt, ndërkaq kishte simptoma të dyshuara për sëmundjen e coronavirusit, ka thënë ministria në një deklaratë.

Raportohet se Italia është vendi me më shumë të prekur në Evropë nga virusi, ndërsa 350 raste janë konfirmuar, dhe 11 persona kanë vdekur.

Spitali Albert Einstein në Sao Paolo ka bërë të ditur se 61 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është vendosur në karantinë për 14 ditët e ardhshme.

Rasti i brazilianit të prekur nga virusi ka ngritur reagimin e agjencisë sanitare në Brazil, Anvisa, e cila kishte kërkuar listën e pasagjerëve të të njëjtit fluturim, për të evidentuar edhe rastet e mundshme të infektuara.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka deklaruar se dyshohet edhe për 20 persona të prekur nga coronavirusi, udhëtarë të cilët kishin vizituar Azinë dhe Evropën së fundmi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori