Conte do të vazhdoj me Spurs: Presidenti është i kënaqur me punën time dhe të stafit

Tottenham Hotspur pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, ku u mposhtë nga Burnley me rezultat 1-0.
Humbja ishte e hidhur për trajnerin Antonio Conte i cili la të nënkuptohet se do të ofrojë dorëheqjen nga pozita e tij te Spurs.
Por duket se ai ka marrë përkrahjen e klubit dhe se do të vazhdojë qëndrimin në Londër te Spurs.
Ka qenë vet Conte që ka konfirmuar se do të vazhdojë qëndrimin te Tottenham, pasi ka marrë përkrahjen nga presidenti i klubit dhe duhet të punojnë shumë.
“Nuk jam mësuar që të humbas kështu. Mendoj se tani zgjidhja është që të vazhdoj të punoj shumë që tu jap kënaqësi tifozëve tanë. Të punojmë me skuadrën aktuale që të gjejmë zgjidhje”
“Fola me presidentin dhe ai e di se unë jam këtu për të ndihmuar klubin në çdo moment. Do ta bëj këtë gjë deri në fund. Ky është realiteti dhe ai e di që po punojmë shumë. Vlerëson shumë punën tonë, të të gjithë stafit”.
“Klubi e njeh situatën tonë dhe ka konfirmuar se është shumë i kënaqur me punën time. Jam perfeksionist dhe e di që puna ime do të sjellë përmirësime në të ardhmen, por në të njëjtën kohë dua që të arrij rezultatet sa më shpejt”, ka deklaruar Conte.
Spurs pas 24 ndeshjeve të zhvilluara në Ligën Premier ka grumbulluar 39 pikë dhe zë pozitën e tetë në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka dy ndeshje më pak se Manchester United që mbanë pozitën e katërt në tabelë me 46 pikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë