LAJMI I FUNDIT:

Conte: Për tetë vite askush nuk e ka rivalizuar Juventusin për titull, Interi do ta bëjë

Conte: Për tetë vite askush nuk e ka rivalizuar Juventusin për titull, Interi do ta bëjë
Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

Antonio Conte ka zbuluar arsyet se përse vendosi të angazhohej si trajner te Interi dhe për ambiciet që ka me klubin italian.

Ish-strategu i Chelseat ka thënë se ai dëshiron që të fitojë tituj me nerazurët dhe ta rivalizojë Juventusin në Serie A, pasi për tetë vite nuk ka mundur askush ta bëjë këtë gjë.

“Inter për tituj? Kam ardhur këtu për të fituar trofe dhe klubi pret shumë nga unë. Lojtarët janë të gatshëm të punojnë për sezonin e ri dhe tifozët treguan një entuziazëm të madh”, ka thënë fillimisht Conte.


Antonio Conte (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Marotta? Ai më ka ndihmuar mu. Ishte një besim që kemi ndërtuar ndër vite për njëri-tjetrin, andaj kjo ishte e lehtë për mua. Marotta është një drejtor që ka fituar shumë”.

Skriniar: Me Conten do të sfidojmë për titull
Lexo po ashtu Skriniar: Me Conten do të sfidojmë për titull

“Le të përballemi me realitetin, ka tetë vite që nuk ka pasur garë për titull në Serie A. Interi dëshiron ta ndryshoj këtë dhe të futet seriozisht në garë për titull”.

“Zhag? Nuk ishte vetëm Marotta që më bindi të vija këtu. Kam biseduar me presidentin Zhag, u binda menjëherë nga projekti i tij, andaj dua ta shpërblej besimin me trofe”, ka shtuar më tej Conte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori