Trajneri i Chelseat, italiani Antonio Conte ka plane të mëdha për tregun e transferimeve të janarit me katër futbollistë të mëdhenj që janë si objektiva kryesorë.

Objektivat kryesore të transferimeve të Chelseat janë Alex Sandro i Juventusit, Ciro Immobile i Lazios, Radja Nainggolan i Romës dhe Jamie Vardy i Leicester City.


Conte ishte i zemëruar me mungesën e shpenzimeve gjatë verës ndërsa kërkonte të forconte skuadrën që e fitoi titullin, pasi këtë sezon luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Pretendimet e trajnerit italian kishin të bënin me lëndimet e shpeshta të mesfushës dhe mungesën e lojtarëve zëvendësues.

GettyImages 866381182 1 Alex Sandro (Getty Images)

“Mendoj se kur luani çdo tre ditë është shumë e vështirë, por secili trajner përpiqet të marrë vendimin më të mirë për ekipin e tij”, ka thënë fillimisht Conte.

nainggolan 1 e1501179743635

“Është e rëndësishme që të keni rotacion, përndryshe ju rrezikoni të keni lojtarë të cilët janë shumë të lodhur, sikurse rasti i Fabregasit”.

“Ai ka luajtur çdo lojë që nga fillimi i sezonit, sepse mos harroni, Bakayoko dhe Drinkwater u lënduan”

ciro immobile

“Ne kemi luajtur në Kinë dhe Singapor me vetëm Kanten dhe Cescun, dhe pastaj N’Golo u lëndua, por Cescu vazhdoi të luajë”.

vardy

“Ai luajti në çdo ndeshje dhe luajti shumë mirë në çdo ndeshje, prandaj e mora këtë vendim dhe ishte e rëndësishme, sepse kur ju i jepni një lojtari të ri këtë lloj shansi, në një lojë të madhe, ajo tregon se trajneri beson të gjithë lojtarët e tij. Unë mund të mbështetem në Drinkwater”, përfundoi italiani. /Telegrafi/  

telegrafi sport app