LAJMI I FUNDIT:

Conte është objektivi i vetëm për të pasuar Piolin te Milani

Conte është objektivi i vetëm për të pasuar Piolin te Milani

I vetmi trajner që Milani po mendon të zëvendësojë Stefano Piolin sezonin e ardhshëm është Antonio Conte.

Kishte sugjerime përpara pushimeve të Krishtlindjeve se Pioli ishte vërtet në prag të shkarkimit pas një serie rezultatesh të dobëta, përfshirë eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Ai duket se i ka kthyer gjërat në javët e fundit, kështu që ka të ngjarë të qëndrojë deri në fund të sezonit, por e ardhmja mbetet e hapur.


Drejtori i mediumit Sportitalia, Michele Criscitiello, pretendon se i vetmi opsion real në karta për pronarin e Milanit, Gerry Cardinale, është Conte.

Pioli afër shkarkimit nga Milani, zbulohen emrat e dy pasuesve më të mundshëm
Lexo po ashtu Pioli afër shkarkimit nga Milani, zbulohen emrat e dy pasuesve më të mundshëm

Ky do të ishte një rikthim i jashtëzakonshëm në anën tjetër të San Siros për njeriun që dha Scudetton më të fundit për rivalët e përhershëm të Milanit, Interin.

Conte shihet si alternativa e vetme e mundshme, pasi Roberto De Zerbi nuk duket i gatshëm të largohet nga Brighton, ndërsa Thiago Motta do të ishte shumë i rrezikshëm për t’u ngjitur nga Bologa te kuqezinjtë.

Siç thoshte gjithmonë kur u largua nga Juventusi dhe më vonë nga Interi, Conte kërkon përforcime, pasi ai komenton se ata ‘nuk mund të shkojnë në një restorant me katër yje’ pa një sasi të madhe parash në xhep.

Paga e Contes do të ishte gjithashtu shumë më e lartë se ajo e pranuar nga Pioli.

Milani nuk është i vetmi klub në Serie A që ndjek Conten, pasi ai u afrua gjithashtu nga Napoli dhe refuzoi të pranonte rolin në mes të sezonit pas shkarkimit të Rudi Garcia, por është në listën e dëshirave të tyre për verën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori