LAJMI I FUNDIT:

Comey: Administrata “Trump” ka gënjyer për mua dhe FBI-në

Comey: Administrata “Trump” ka gënjyer për mua dhe FBI-në

Ish-shefi i FBI-së tha këtë të enjte se ishte shqetësuar nga kërkesa e presidentit Donald Trump për të hequr dorë nga hetimi ndaj ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, por nuk konfirmoi nëse ai mendon se presidenti synoi të pengonte drejtësinë.

Përpara ligjvënësve amerikanë, në atë që konsiderohet si seanca dëgjimore më e shumëpritur e Kongresit ndër vite, Comey tha se administrata “Trump” kishte thënë gënjeshtra dhe mashtrime mbi të dhe mbi FBI-në, pasi e shkarkoi më 9 maj.


Në dëshminë e shkruar të publikuar që të mërkurën, Comey tha se Trump i kishte kërkuar atij në shkurt se duhej të hiqte dorë nga hetimi i FBI-së ndaj Michael Flynn, pjesë e hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

“Nuk mendoj se më takon mua të them nëse biseda që kam pasur me presidentin ishte një përpjekje për të penguar drejtësinë. Thjesht e konsiderova si diçka shumë shqetësuese, tepër problematike”, tha Comey përpara Komitetit të Inteligjencës.

Seanca dëgjimore mund të sjellë pasoja domethënëse për presidencën “Trump”, teksa këshilltari special Robert Mueller dhe disa komitete të Kongresit po hetojnë përpjekjet e pretenduara ruse për ndikim në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, e nëse drejtues të fushatës së Trumpit kanë bashkëpunuar për këtë.

Rusia ka mohuar një ndërhyrje të tillë, sikurse edhe Shtëpia e Bardhë ka mohuar bashkëpunimin. Trump shkaktoi një furtunë politike kur shkarkoi Comeyn. Ish-shefi i FBI-së tha se administrata e Trumpit ka mashtruar për të në komentet që pasuan shkarkimin.

“Meqenëse nuk kishte asnjë arsye për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, administrata zgjodhi atëherë të mashtronte për mua, e mbi të gjitha për FBI-në, duke thënë se organizata ishte në kaos, apo se hetuesit kishin humbur besimin ndaj udhëheqësit të tyre”, tha Comey. “Të gjitha ishin gënjeshtra, është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.

Çështja e Rusisë ka pushtuar muajt e parë të Trumpit në zyrën presidenciale, me kritikët që thonë se çdo përpjekje e tij për të penguar hetimin e FBI-së mund të konsiderohet si pengim i drejtësisë.

Disa ekspertë ligjorë thanë se dëshmia e Comey mund të përforcojë një rast të mundshëm “mocioni mosbesimi” (impeachment) në Kongres për të larguar Trumpin nga Shtëpia e Bardhë, pikërisht me akuzën se ka penguar drejtësinë.

E ndërsa Comey dëshmonte, një burim i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump kundërshton dy pika kyçe në dëshminë e tij: që ai i kishte kërkuar drejtorit të FBI-së që të hiqte dorë nga hetimi i Flynn dhe që i ka kërkuar besnikëri Comeyt, transmeton tch.

Djali i Trumpit, Donald Jr. shkroi një sërë statusesh në “Twitter” ku sulmonte ish-kreun e FBI-së, ndërsa vet presidenti nuk e shfrytëzoi rrjetin social në kohën kur “drama” po luhej në Kongres.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori