Bekim Çollaku, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit e arritur më 2013 nuk ka tejkaluar asnjë kornizë as kompetencë në raport me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Çollaku tha sovraniteti ynë shtetëror asnjëherë nuk është prekur nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013.
“Sikur të kishte shkuar përtej Ahtisarit me siguri që ndonjë nga partitë që ka kanë qenë në atë kohë në opozitë do ta kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe të njëjtat kompetenca që do të tejkalonin Kushtetutën dhe ligjet në fuqi me siguri që do të rrëzoheshin nga Gjykata Kushtetuese. Në asnjë rrethanë marrëveshja e vitit 2013 nuk ka tejkaluar asnjë kornizë as kompetencë e cila është e paraparë me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës mbi të gjitha”, tha Çollaku për Klan Kosova.
“Sikur të kishte tejkaluar ligjet në fuqi sepse ne nuk kemi ndryshuar asnjë ligj – as ligjin për policinë në mënyrë që të akomodojmë këto obligime që kanë dalë nga marrëveshja e Brukselit. Komandanti Rajonal i Policisë në Veri emërohet nga Drejtori i Policisë së Kosovës prandaj për një gjë të tillë. Absolutisht duhet të jetë serb – shtetas i Kosovës, por zgjidhet nga Drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës dhe kjo është e rëndësishme”, tha Çollaku.
“Nuk kemi ndryshuar asnjë ligj as Kushtetutë prandaj sovraniteti shtetëror dhe rendi ynë kushtetues me ligjet në fuqi asnjëherë nuk janë prekur nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013”.
Çollaku theksoi se thelbi i marrëveshjes së vitit 2013 për Kosovën ishte zhbërja e strukturave paralele të sigurisë në Veri të vendi që financoheshin nga Serbia teksa Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte i parëndësishëm.
“Thelbi i kësaj marrëveshje ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – është krejtësisht jo e vërtetë. Thelbi i kësaj marrëveshje për Republikën e Kosovës ka qenë normalizimi i gjendjes në veri të vendit më saktësisht zhbërja e të gjitha strukturave paralele të sigurisë që deri në atë kohë financoheshin nga Serbia ndërsa Asociacioni ka qenë ndër pikat e rëndësishme për Serbinë dhe për komunitetin serb. Mirëpo, për Kosovën kjo ka qenë pika më së paku e rëndësishme”.
“Nëse e lexojmë me kujdes po i referohemi vetëm marrëveshjes së vitit 2013 dhe jo marrëveshjes së parimeve për zbatimin e Asociacionit të vitit 2015, mirëpo ne jemi kujdesur qysh atëherë që ta bëjmë të qartë që ky Asociacion do të themelohet në përputhje me statusin e të komunave të Republikës së Kosovës dhe ajo pikë është e qartësuar më 2013. Ajo që ne kemi lejuar në atë kohë sipas gjuhës së Marrëveshjes së vitit 2013 është që meqë komuna në veri të vendit nuk duan t’i bashkohen asociacionit të Republikës së Kosovës mund ta bëjnë një të tillë ngjashëm por asgjë më shumë”, tha Çollaku.
Tutje ish-Ministri i Integrimeve Evropiane tha se nëse kryeministri Albin Kurti mund të refuzojë themelimin e Asociacionit meriton përkrahjen e gjithë spektrit politik.
“Sa i përket qasjes së qeverisë aktuale të kryeministrit Kurti lidhur me Asociacionin është shumë interesante. Po t’i jepja mbështetje një qasje të tillë do të tingëllojë cinik dhe nuk dua të jem cinik në asnjë mënyrë. Mirëpo, personalisht do të doja që qasja e tij dhe kauza e tij lidhur me gjithë këtë proces të Marrëveshjes së Brukselit dhe dialogut në përgjithësi të zbatohej në praktikë sepse mendoj që do të ishte në interes të Republikës së Kosovës që Kosova të mos bëjë asnjë kompromis tjetër thjesht ta përmbyllim këtë proces me njohje reciproke”.
“Nëse ai [Kurti] do të mund që të refuzojë themelimin e këtij Asociacioni ashtu siç është paraparë ai meriton përkrahjen e gjithë spektrit politikë edhe nga qasja e tij teorike ai e ka mirë sepse ne nuk mund të pretendojmë të ndryshojmë strukturën etnike në veri të vendit”, tha Çollaku.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët
Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, e kthen Enver Sekiraqën në paraburgim
Në Shkup nesër do të realizohet spërkatja kundër mushkonjave
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë