LAJMI I FUNDIT:

Coca Cola Hellenic inspiron të rinjtë e Kosovës për t’i realizuar ëndrrat e tyre

Coca Cola Hellenic inspiron të rinjtë e Kosovës për t’i realizuar ëndrrat e tyre

Përvetësimi i vazhdueshëm i shkathtësive të reja në platformat digjitale, zgjerimi i njohurive biznesore si dhe përfitimi i aftësive të buta nën monitorimin e vazhdueshëm të zhvillimeve në tregun e punës janë çelësi që hap dyert drejtë një karrierë të suksesshme.

Situata pandemike na ka përballur me një realitet të ri për të cilin nuk ishim mjaftueshëm të përgatitur të gjithë, pikërisht kjo situatë na kujtoi rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm, të mësuarit të shpejtë dhe të qenurit fleksibil ndaj të pa priturave. Prandaj, Coca Cola HBC Kosova përmes programit “Youth Empowered” këtë vit, më shumë se kurrë më parë, ka tentuar të fuqizoj dhe mbështes të rinjtë e Kosovës duke ju ofruar mundësinë për të fituar njohuri të reja si dhe për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre që janë duke kaluar në të njëjtat faza duke shndërruar komplet platformën në formën elektronike.

Coca-Cola Përkrah Rininë, plaformë e cila tashmë po bëhet traditë në tregun e Kosovës është qendra ku të rinjtë mund të mësojnë dhe të marrin udhëzime e praktika të mira përmes moduleve të ligjëruara nga ekspertë të fushës së biznesit, digjitalizimit si dhe ekspert të aftësive të buta e gjithashtu edhe përmes seancave të mentorimit nga menaxherët e Coca-Cola HBC Kosova, përvoja të cilat do t’i ndihmojnë pjesëmarrësit të qasen më lehtë në tregun e punës si dhe do të jenë shtyllë drejtë një karrierë të suksesshme.

Viti 2021, i cili edhe shënon vitin e 4-të me radhë të këtij programi ka grumbulluar mbi 1000 aplikacione, 155 prej të cilëve veq se kanë përfunduar këtë eksperiencë unike të të mësuarit.

Ndër vite ky program ka mbledhur dhe trajnuar mbi 1300 të rinjtë kosovarë. Synimi i këtij programi është të përmirësoj perspektivat e punësimit duke ju hapur rrugë gjeneratave të reja për një eksperiencë jetësore.

“Përmes platformës Coca-Cola Përkrah Rininë, të rinjtë mund të vazhdojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre përmes moduleve në komunikim, zhvillim personal, ndërveprimi si dhe përmes zgjerimit të aftësive biznesore dhe atyre digjitale. Të rinjtë kosovarë jo vetëm se do të jenë më të përgatitur për tregun e punës, por edhe për nismat vetanake biznesore” – ka thënë Ilir Cakolli drejtor menaxhues pranë Coca-Cola Hellenic Kosovë.

“Ne jemi të lumtur me arritjet që ka pasur programi ndër vite, dhe padyshim se suksesi i këtyre të rinjve është sukses edhe i joni. Kapaciteti dhe vullneti që kanë të rinjtë tanë është për tu admiruar, andaj edhe ne si kompani jemi më të motivuar se asnjëherë më parë që t’iu ofrojmë kushtet dhe mundësit e duhura për t’i inspiruar që të besojnë në vetvete dhe t’iu japim hapat e duhur drejt një të ardhme të ndritshme. Me numrat që kemi parë deri më tani, besojmë fuqishëm që ky program do të rritet akoma më shumë ndër vite, gjë e cila më bënë teje mase të lumtur” është shprehur tutje Cakolli.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori