Me siguri edhe ju, si shumica e njerëzve e nisni ditën duke larë dhëmbët, një dush i shpejtë dhe pastaj me vrap tek antidjersa!
Patjetër që diçka në lidhje me përqindjen e lartë të alkoolit në përbërje të saj keni dëgjuar, por çfarë do t’ju duket jo dhe aq e besueshme është se përdorimi i antidjersës çdo ditë, bën më shumë keq sesa mirë.
E dimë që duket si diçka e paimagjinueshme të hiqni dorë, por sidoqoftë duhet të jeni të ndërgjegjshëm për atë çka mund të ndodhë nëse s’e përdorni më.
1. Mund të ndikojë pozitivisht tek shëndeti riprodhues
Kur zgjidhni një antidjersë me siguri zgjidhni atë që ka aromë më të këndshme dhe që qëndron gjatë në lëkurë, për të parandaluar kështu ndjesinë e pakëndshme të djersës.
Shpesh ne harrojmë që në përbërje të saj ka shumë substanca që i bëjnë dëm lëkurës dhe shëndetit. Për shembull, phthalates- elementi që bën të mundur efektin e zgjatur të antidjersës- ndikon tek ç’balancimi i hormoneve tuaja. Diçka e tillë rrjedhimisht ndikon edhe tek riprodhimi.
2. Aroma e pakëndshme e trupit zbehet në mënyrë natyrale
Besojeni ose jo, duke hequr deodorantin nga përdorimi, edhe aroma e djersës do të ndihet më pak. Përdorimi i shpeshtë i tij lejon që bakteret të prodhohen dhe shumëfishohen duke e bërë edhe më të fortë aromën e djersës.
3. Ndikon tek mikrobioma natyrale e lëkurës
Ka një larmishmëri mikroorganizmash që jetojnë në lëkurën tuaj dhe një pjesë e mirë e tyre janë të dobishme për shëndetin. Duke përdorur antidjerse për të eliminuar aromat ne dobësojmë mikrobiomën e lëkurës dhe bllokojmë gjëndrat e djersës. Nëse s’mund të hiqni dorë 100% prej saj, zgjidhni produkte që kanë përqindje të ulët të aluminit.
3. Ndoshta s’keni nevojë për të aq sa mendoni
Le ta pranojmë që na është bërë forcë zakoni përdorimi i tij, por shanset që të mos na duhet fare janë të mëdha, shkruan Anabel.
Shkencëtarët kanë zbuluar se një gjen i quajtur ABCC11 përcakton nëse njerëzit e kanë ose jo substancën përgjegjëse për aromën e pakëndshme të trupit. Një pjesë e mirë njerëzish nuk e kanë, por e përdorin rregullisht pa e ditur që nuk ju duhet! Prandaj e mira është të bëni një provë për disa ditë. Nëse nuk ndjeni asgjë të pakëndshme, duhet të hiqni fiksimin me antidjersën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?