LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës së papërpunuar bie në 53.55 dollarë

Çmimi i naftës së papërpunuar bie në 53.55 dollarë

Gjatë tregtimit aziatik, nafta e papërpunuar po tregtohet me 53.55 dollarë për fuçi, pasi shenjat e një ngadalësimi të rritjes ekonomike botërore nxiten shqetësime lidhur me kërkesën për karburant.

Kina ka raportuar se ka rritjen më të ulët ekonomike që nga viti 1990, me rritje të Produktit të Brendshëm Bruto prej 6.6 për qind në vitin 2018. Kjo nxiti që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zvogëluar parashikimet botërore të rritjes ekonomike për vitin 2019 të janë 3.5 për qind, nga 3.7 për qind që ishin në tetorin e vitit të kaluar.


Këto të dhëna kanë rritur brengat edhe për ndikimin që mund ta kenë në ekonominë botërore, derisa lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është konsideruar t’i ketë kontribuuar kësaj situate.

Kina shënon rritjen më të ulët ekonomike në dekada
Lexo po ashtu Kina shënon rritjen më të ulët ekonomike në dekada

Më herët gjatë këtij muaji, kompania Apple ka paralajmëruar se ulja e rritjes ekonomike në Kinë mund të ndikojë në shitjet e saj.

Ndërkohë kompanitë e prodhimit të makinave dhe ndërmarrje tjera kanë folur hapur për ndikimin që ka në to lufta tregtare me SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rritur tarifat në disa produkte kineze, duke i arsyetuar këto masa me siç ka thënë “praktika të padrejta tregtare”, të Kinës ndaj SHBA-së.

Nafta e papërpunuar po tregtohet në nivelin 54.25 dollarë për fuçi
Lexo po ashtu Nafta e papërpunuar po tregtohet në nivelin 54.25 dollarë për fuçi

Edhe autoritetet kineze kanë vepruar njëjtë, duke ngritur shqetësime për luftë tregtare midis dy vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë.

Pavarësisht pikëpamjes së errët, çmimet e naftës kanë marrë disa mbështetje nga shkurtimet e furnizimeve që filluan në fund të vitit 2018 nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. /Telegrafi/