LAJMI I FUNDIT:

Çmimet shitëse të prodhimeve industriale të Maqedonisë kanë rënë

Çmimet shitëse të prodhimeve industriale të Maqedonisë kanë rënë

Çmimet shitëse të prodhimeve industriale vendore për tregun e jashtëm kanë rënë për 0.5% në shtator, në nivel mujor, ndërkaq 0.2% në nivel vjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), çmimet shitëse në gusht janë ulur në sektorin e xehetarisë dhe gurthyesëve, për 5.3%, por nuk ka ndryshime në sektorin e industrisë së përpunimit.


Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ulje të çmimeve ka në xehetari dhe gurthyese, për 5.8%, dhe industrinë e përpunimit, për 1.6%./Telegrafi/