LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e “rrjedhura” të pajisjeve të ardhshme nga Samsung për tregun evropian

Çmimet e “rrjedhura” të pajisjeve të ardhshme nga Samsung për tregun evropian

Ndërsa ne po presim me padurim 11 gushtin dhe ngjarjen nga Samsung ku do të prezantohen pajisjet e reja Galaxy, personi që merret me lajme për telefonat inteligjent në Twitter Evan Blass ka zbuluar se sa do të kushtojë në Evropë.

Galaxy Z Fold 3 bazë me 256 GB memorie të brendshme do të kushtojë 1,899 euro, ndërsa versioni me 512 GB memorie do të kushtojë 1,999 euro.


Kur bëhet fjalë për modelin Z Flip 3 me 128 GB memorie, çmimi i tij do të jetë 1,099 euro, dhe modeli me 256 GB memorie 1,149 euro.

Dihet që kjo pajisje do të jetë në dispozicion në ngjyrë vjollce, të verdhë, jeshile dhe të zezë.

Blass gjithashtu njoftoi çmimet për Galaxy Watch 4 Classic në të dy madhësitë, 40 dhe 44 mm, dhe do të kushtojë 379 dhe 409 euro.

Kufjet Galaxy Buds 2 do të jenë në dispozicion për blerje për 159 euro. /Telegrafi/