LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e pijeve alkoolike dhe të duhanit janë rritur me 8.1%

Çmimet e pijeve alkoolike dhe të duhanit janë rritur me 8.1%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se çmimet gjatë vitit 2016 kanë qenë relativisht stabile. Sipas BQK-së, IÇK-ja shënoi rritje mesatare prej 0.3 për qind.

“Sa i përket komponentëve të IÇK-së, me rritje u karakterizuan çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit me 8.1 për qind), pasuar nga çmimet e veshmbathjes me 2.7 për qind). Në anën tjetër, rënie e çmimeve është shënuar kryesisht te rryma, gazi e lëndët tjera djegëse me 2.3 për qind si dhe shërbimet e transportit me 1.9 për qind. Me rënie prej 0.1 për qind u karakterizuan edhe çmimet e ushqimit, që përfaqësojnë rreth 33.9 për qind të shportës së konsumatorit kosovar”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti indeksi i çmimeve të importit shënoi rënie vjetore prej 2.6 për qind. “Çmimet e produkteve minerale, të cilat janë kategoria kryesore e indeksit të çmimeve të importit, shënuan rënien më të lartë me 12.3 për qind, ndërsa çmimet e vajrave ushqyese shënuan rritjen më të lartë të çmimeve 5.7 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.


Indeksi i çmimeve të prodhimit u karakterizua me rënie prej 0.1 për qind. “Në këtë periudhë, me rënie u karakterizuan kryesisht çmimet e prodhimit të drurit dhe mobileve. Ndërsa, me rritje të çmimeve u karakterizuan energjia elektrike, prodhimi i lëkurës, metaleve, etj, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori