LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e larta po rrisin në vlerë tregtinë e jashtme në Shqipëri

Çmimet e larta po rrisin në vlerë tregtinë e jashtme në Shqipëri

Çmimet e larta po rrisin tregtinë e jashtme në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, eksportet në shtator arritën në 38.5 miliardë lekë, shifër kjo 16 për qind më e lartë se një vit më parë.

Edhe në harkun e nëntë muajve, vlera e mallrave të shitur jashtë është rritur duke kapur shifrën e mbi 366 miliardë lekëve, gati 38 për qind më shumë se në të njëjtin hark kohor të vitit të shkuar.


Fasonët, industria nxjerrëse dhe ajo automotive kanë dhënë kontributin kryesor në këtë ecuri pozitive, ndërsa eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve janë tkurrur me 1.3 për qind.

Por edhe importet kanë shënuar rritje. Sipas INSTAT, vlera e mallrave të blerë në shtator arriti në 88 miliardë lekë, 27 për qind më tepër se në po të njëjtin muaj të një viti më parë.

E marrë si 9-mujor, vlera e mallrave të blerë në periudhën janar-shtator kapi shifrën e mbi 695 miliardë lekëve, 140 miliardë më shumë se në 2021-shin.

Materialet e ndërtimit, metalet, mineralet, lëndë djegëse, energjia, makineritë, por edhe ushqimet, pijet e duhani kanë qenë mallrat më të blerë nga jashtë në harkun e muajve janar-shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori