eksperti-banner

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni kanë sjellë edhe mobilizimin e partive në rrjetet sociale dhe për këtë nëpër rrjete sociale është shpërndarë një fotografi ku shihet se një faqe me emrin ''Çmendurirat e Adoleshenteve'' tani ka një fan-page të re që mban emrin ''Bilall Kasami'', përcjell Telegrafi Maqedoni.


cmendurirat-e-adoleshenteve

Për këtë, Telegrafi Maqedoni ka kërkuar qëndrim zyrtarë nga Lëvizja Besa rreth këtij rasti.

Nga Lëvizja Besa, zëdhënësi Faton Fazliu ka thënë ''Nuk e shohim të arsyeshme të prononcohemi për çdo profil individual në Facebook. Lëvizja Besa dhe kryetari i saj, Bilall Kasami, tani më prej kohesh i kanë profilet zyrtare dhe për këtë është i informuar më kohë opinioni i gjerë.'' tha Faton Fazliu për Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/