LAJMI I FUNDIT:

Çmenduri kolektive: ‘Pokemon Go’ e ka kaluar çdo limit të arsyes! (Video)

Çmenduri kolektive: ‘Pokemon Go’ e ka kaluar çdo limit të arsyes! (Video)

Prejse është lansuar loja ‘Pokemon Go’, shumë njerëz janë lënduar dhe rrëzuar derisa e kishin vëmendjen në kapjen e figurave – e jo te rruga.

Në përpjekje që t’i zënë karakteret, shumë persona kanë rënë në gropa, e madje edhe nga shkëmbinjtë, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast, që është filmuar në New York, shihen dhjetëra njerëz që vrapojnë në një drejtim për të kapur një figurë të rrallë.


Siç shihet edhe në videon e plasuar më poshtë, shoferët i kanë lënë veturat e ndezura në mes të rrugës, derisa shumë të tjerë vrapojnë pa kontroll. /Telegrafi/