LAJMI I FUNDIT:

Çmenduri e plotë në fushë: Lojtarët dhe trajnerët u përleshjen pas ndeshjes të Sparta Pragës me Galatasarayn

Çmenduri e plotë në fushë: Lojtarët dhe trajnerët u përleshjen pas ndeshjes të Sparta Pragës me Galatasarayn

Nata në fazën eliminatore të 1/16-tës së Ligës së Evropës u shënua nga një përplasje mes futbollistëve dhe trajnerëve të Sparta Pragës dhe Galatasarayt pas përfundimit të ndeshjes mes tyre.

Galatasaray u eliminua në mënyrë të dhimbshme nga klubi çek, pasi turqit fituan ndeshjen e parë me rezultat 3-2 dhe më pas kishin një rezultat pozitiv për të kaluar tutje pas ndeshjes së dytë në Pragë.

Deri në minutën e 75-të rezultati ishte 1-1, por më pas çekët shënuan tre gola të shpejtë dhe kaluan me stil në fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës.


Indrit Tuci vendimtar te Sparta Praga, shënon gol dhe asiston njëherë
Lexo po ashtu Indrit Tuci vendimtar te Sparta Praga, shënon gol dhe asiston njëherë

Mysafirët nuk e duruan dot këtë, ndaj në fushë u bë kaos i plotë. Lojtarët dhe trajnerët e të dyja skuadrave u përplasën dhe gjithçka rezultoi me karton të kuq direkt për trajnerin mysafir Okan Buruk.

Në kaosin e plotë nuk dihet se kush kë ka goditur dhe në një nga videot shihet se një nga zyrtarët e Spartës godet me shkelma dikë nga skuadra e Galatasarayt.

Gjithçka do të diskutohet nga UEFA dhe nuk ka dyshim se të dyja klubet do të përballen me ndëshkim të rëndë për skenat e pakëndshme.

Është një konflikt i ri në fushë që prek futbollin turk dhe klubet nga ky vend, pasi e gjithë xhiroja e Superligës së Turqisë u shty për shkak të një rasti të ngjashëm në dhjetor.

Me atë rast, presidenti i Ankaragucus, Faruk Koca, e ka rrahur në fushë gjyqtarin Halil Umut Meler dhe për këtë është përjashtuar nga futbolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori