Claydee, Elgit Doda, Romeo dhe Donald Veshaj, janë bërë bashkë për një këngë.

“Habibi Lele” titullohet kënga e tyre, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.


Secili prej tyre ka bërë një interpretim të mrekullueshëm, me një klip veror të realizuar në ambiente po ashtu të tilla.

Screenshot 18 2 Foto: Screenshot/YouTube

Muzika dhe teksti janë realizuar nga: Klejdi Llupa, Paris Kalpos, Romeo Veshaj, Elgit Doda, Diveno Beltsos, Pavlos Manolis, Loukas Damianakos dhe Gavriil Gavriilidis.

Producimi i këtij projekti ndërkohë u bë nga Paris Kalpos dhe Claydee.

Screenshot 19 2 Foto: Screenshot/YouTube

Për videon u kujdes Full Moon Productions nën drejtimin e The Claudia.

Kënga tani është lansuar edhe në YouTube, në kanalin zyrtar të d2eTV. /Telegrafi/