Claire Sweeney ka pranuar se ndjen keqardhje që nuk ishte pjesë e Eurovisionit kur ishte më e re.

Ajo tha për MailOnline në një intervistë të re se kishte 'këngën perfekte' me të cilën do të hynte, duke thënë: “Ndjej keqardhje që nuk kam marrë pjesë kur isha më e re”.


“Sepse unë kisha një këngë në albumin tim të quajtur ‘When you believe’ që do të ishte fillimi i viteve 2000 dhe do të ishte perfektë për të hyrë”.

Screenshot 14 5 Foto: PA

“Ndihem sikur më ka munguar të jem pjesë e kësaj familjeje. Do të kisha dashur të isha pjesë. Unë jam pak e vjetër tani për t’u bërë pjesë”.

E njëjta ka folur edhe për përfaqësuesen e Mbretërisë së Bashkuar, Mae Muller në Eurovision 2023.

Screenshot 15 5 Foto: PA

“Mae Muller është fantastike, është e shkëlqyer. Unë mendoj se ajo këngë është përrallore”, shtoi ajo.

Claire theksojmë se ka qenë në biznesin e shfaqjes që nga viti 1991 pasi mori rolin e saj të parë madhor në Brookside dhe që atëherë, ylli është shfaqur në gjithçka, nga “Celebrity Big Brother” deri tek roli i saj më i fundit në “Coronation Street”.

Screenshot 16 5 Foto: Shutterstock

Eurovision Song Contest 2023 po zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey. /Telegrafi/