Revokim të vendimit të Kushtetueses rreth tokave të Deçanit që iu dhanë Manastirit, rihapje të procesit gjyqësor, dhe lejim që me këtë rast të merret Gjykata themelore në Pejë, janë vetëm disa nga pika e shkruara në ankesën që Komuna e Deçanit ia ka deleguar Gjykatës Kushtetues në fund të majit.
Pavarësisht se dërgimi i kësaj ankesë është i pavlefshëm, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmuar se ka pranuar ankesën e Komunës se Deçanit dhe se atë do ta trajtojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Vigan Qorrolli ligjërues në Fakultetin Juridik thotë se ajo çka mund të ndodhë me këtë kërkesë është që të krijohet një komision e i cili më vonë do ta hedhë poshtë kërkesën, pasi gjykata nuk mund të vendos në dy nivele.
Por edhe nëse Komuna e Deçanit nuk do të respektoj organin më të lartë të drejtësisë në vend kushtetuesen nuk do të mbetej rasti i vetëm.
Qeveria e Kosovë dhe AKP-ja ka më shumë se 3 vjet që nuk po e respekton një vendim tjetër të Kushtetueses. Bëhet fjalë për kompensimin e punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj e të cilët për mos zbatimin e këtij vendimi ka vjet që kanë hyrë në grevë.
Ky është edhe absurditeti që ndodhë në Kosovë, thotë Riza Smaka i cili është njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës.
https://vimeo.com/169266498
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar