LAJMI I FUNDIT:

Çka na tregon një CRP e lartë? Mikrobiologia Hajdari flet për rëndësinë e kësaj analize

Çka na tregon një CRP e lartë? Mikrobiologia Hajdari flet për rëndësinë e kësaj analize

Mikrobiologia Donjeta Pllana Hajdari në një podcast në Telegrafi.com ka folur për rëndësinë  e analizave, gjersa thekson se ka rekomandime të përgjithshme për teste që bëhen për të parë pasqyrën e përgjithshme të shëndetit, por sipas saj më mirë është që fillimisht qytetarët të drejtohen te mjekët familjarë.

Hajdari thekson se është mjeku familjar ai që më së miri e njeh pacientin.

“Unë besoj se të gjithë qytetarët, edhe ata që gëzojnë shëndet të plotë edhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike së pari duhet të drejtohen te mjeku familjar… mjeku familjar është ai që më së miri e njeh pacientin e vet dhe ata i drejtojnë për teste shtesë, pa marr parasysh a është laboratori bio-kimik apo laboratori mikrobiologjik ose fusha tjera diagnostike”, tha ajo.


E pas analizave të gjakut që bëhen, shpeshherë një CRP e lartë i alarmon të gjithë.

Por, a e dini se çfarë tregon një CRP e lartë?

Mikrobiologia bën të ditur se CRP është një shkurtesë e Proteinës C reaktive, është një substancë që prodhohet në mëlçi si përgjigje ndaj një situate ose gjendje inflamatore që ndodh në organizëm.

“Kjo tregon për një inflamacion që po ndodh… për shembull kur kemi raste të një infeksioni bakterial ose viral varësisht se çfarë patogjeni e ka shkaktuar atë gjendje…”, tha Hajdari.

Ajo sqaron se një CRP e lartë po ashtu mund të tregoj për një proces aktiv që ndodh në organizëm, për shembull kur kemi ndonjë artrit, sëmundje auto-imune apo proces tjetër.

“Është gjithmonë një analizë alarmante pak a shumë dhe shpesh herë janë mjekët që kërkojnë përsëritjen brenda një kohe nëse vlerësojnë se CRP është e lartë në mënyrë që të vërtetojnë se a ka përmirësim të gjendjes a ka lehtësim të gjendjes…”, tha Hajdari.

Sipas saj, CRP është një analizë që shpeshherë shkon me sendimentin e eritrociteve dhe këto dy parametra janë mjaft të rëndësishëm për të treguar gjendjen e organizmit në përgjithësi, sidomos inflacionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori