LAJMI I FUNDIT:

Çka fshihet pas thënies – si hunda ashtu edhe krenaria?

Çka fshihet pas thënies – si hunda ashtu edhe krenaria?

Forma e hundës zbulon forcën jetësore dhe potencën seksuale të njeriut. Nëse dëshironi të dini diç më shumë për të dashurin tuaj, shikojani hundën dhe zbuloni sekretet që i fsheh

Hundë me maje të ngritur

Mashkulli me hundën e këtillë është shumë argëtues dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Është ambicioz dhe përpiqet që në planin profesional të arrijë sukses të madh. Nëse ia besoni sekretin tuaj më intim, ai kurrë nuk do t’jua tregojë të tjerëve. Nuk i do aventurat dhe kënaqet me lidhjet e gjata dhe romantike dashurore, transmeton Telegrafi.

Hundë mishtake

Mashkulli me hundë të këtillë është shumë emocional. Nëse arrin moshën dyzetvjeçare pa pasur partnere, ekziston mundësia që kurrë të mos martohet. Por, pasi që pëlqen të dominojnë në lidhje, pikërisht kjo është pengesa më e madhe.

Hundëshkabë

Në shikim të parë ai duket i fuqishëm, i vendosur dhe kokëfortë. Mirëpo, nën atë maskë fshihet mashkulli i pasigurt i cili shpesh nuk është në gjendje t’i zgjidhë vetë problemet. I padurueshëm dhe grindavec, mendon që kanë të drejtë gjithmonë. Sa u përket lidhjeve, e tërheq vetëm seksi.

Hundëdrejtë

Shpejt dashurohet dhe i dëshiron lidhjet të gjata. Është besnik, mirëpo njëkohësisht edhe xheloz. Është shumë kureshtar dhe ka prirje për të eksperimentuar. Pëlqen të bëjë për vete femrat e turpshme, por njëkohësisht është mendjemadh dhe nënçmon njerëzit që janë më të dobët.

Hundështypur

Hunda e shtypur tregon mashkullin e qetë, praktik dhe të arsyeshëm ‘gjithmonë’ i gatshëm të ndihmojë personat që i do. Pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, ku arrin me ndërhyrje zbavitëse dhe qesharake, por nuk është aspak më pak ambicioz se të tjerët. Nuk ka prirje aventuriere në dashuri dhe në mënyrë të shkëlqyeshme i ruan sekretet.

Meshkujt me hundë të madhe janë dashnorë të mirë

Hunda e madhe është e aftë të pranojë një paletë të gjerë të aromave të ndryshme, ndërsa sa më të stërholluar nuhatjen që të kenë dhe sa më shumë aroma që të marrin, do t’i tërheqë gjithnjë e më shumë gjinia e kundërt. Prandaj, meshkujt me hundë të madhe seksualisht janë më aktivë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori