Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është folur për një sëmundje autoimune, për sëmundjen Behçet.

Sindroma Behçet është një çrregullim i sistemit imunitar që shkakton inflamacion të enëve të gjakut në të gjithë trupin.


Reumatologu Besim Demolli thekson se shpeshherë për këtë sëmundje pacientët drejtohen te stomatologu për shkak të ulcerave në gojë.

“Sëmundja Behçet.. Këta pacientë në shumicën e rasteve vijnë vonë te reumatologu dhe për një kohë të gjatë janë në kontakt me stomatologun pasi kanë afte orale, puçrra në gojë, ku paraqiten më shumë se tri herë brenda vitit dhe zgjasin 10 deri në 14 ditë dhe kur shërohen nuk lënë shenja”, tha ai.

Tutje doktori Demolli theksoi se këta pacientë dinë të kenë edhe prani të ulçeracioneve gjenitale, të cilat zgjasin një deri dy javë, por këto lënë shenja.

Ai tha se kjo sëmundje mund të ketë edhe manifestime tjera serioze, si prania e inflacioneve në sy, e ndonjëherë mund të prekë edhe indin trunor.

Demolli tha se aktualisht sëmundja është lehtë e diagnostikueshme nëse drejtohet pacienti te reumtologu.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë ku doktor Demolli flet për sëmundjet reumatike, simptomat që japin, diagnostikimin e trajtimin mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/