LAJMI I FUNDIT:

Çka është botoksi dhe si vepron

Çka është botoksi dhe si vepron

Botoksi është proteinë natyrore, e cila me një teknologji speciale në formë ampulare, mund të injektohet në doza minimale në muskujt e fytyrës duke penguar formimin e rrudhave në fytyrë.

Rrudhat paraqiten për shkak të kontraksionit të muskujve të fytyrës. Me injektimin e botoksit në doza të vogla, në muskujt e caktuare vie deri te bllokada e këtyre muskujve, të cilët nuk mund të kontraktohen dhe lëkura përmbi, mbetet e butë, pa rrudha.

Vet akti i dhënies së shiringës është i lehtë për pacientin, zgjatë pak minuta, varësisht nga numri i regjioneve të trajtuara të fytyrës, mirëpo kërkon njohje të mirë të anatomisë së fytyrës, farmokinetikën e preparatit dhe mundësinë e paraqitjes së komplikimeve, andaj këtë tretman mund ta aplikojë vetëm specialisti i trajnuar enkas për këtë preparat.


Me një gjilpërë të vogël bëhet injektimi i botoksit, dhimbja është minimale, andaj për aplikimin e injeksionit nuk nevojitet anestezion lokal, nuk ka nevojë për hospitalizim, pacienti menjëherë mund t’i kthehet aktiviteteve normale jetësore.

Shutterstock

Veprimi i injeksionit fillon pas 4 ditëve, kohëzgjatja është 6-9-12 muaj, pastaj veprimi fillon të dobësohet dhe tretmani nganjëherë duhet të përsëritet 2-3 herë në vit. Gjithashtu, kohëzgjatja e veprimit është individuale tek secili pacient.

Shume rrallë mund të vie deri te paraqitja e një mavijosje të lehtë në vendin e injektimit e cila mund të largohet brenda ditës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Uthulla e mollës për shëndet të mirë

Uthulla e mollës për shëndet të mirë

Kalo në kategori