Nuk mund të vraponi pa e pasur ‘karburant’ në trupin tuaj! Nëse veç jeni duke u përpjekur të krijoni një shprehi të vrapimit, shumë gjëra janë të dobishme në fazën fillestare, duke përfshirë gjetja e atleteve të duhura, plani stërvitor dhe vetëdijesimi se si t’i shmangni lëndimet.
Por nëse do të filloni të vraponi rregullisht, është esenciale të mësoni se çfarë të hani dhe si të hidratoheni në mënyrë të duhur, transmeton Telegrafi.
Para secilit vrap, është e rëndësishme të siguroheni se keni mjaft energji. Ndërkaq pas vrapit, shujta e duhur i ndihmon muskujt të rikuperohen dhe të forcohen.
Roberto Mandje është vrapues profesionist i cili kishte marrë pjesë në garat Olimpike të vitit 2004, dhe këto janë këshillat e tij sa i përket asaj se çfarë duhet të hani dhe të pini para dhe pas vrapit.
Hidratohuni siç duhet
Kur është fjala për hidratim, sigurohuni të konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit përgjatë ditës në vend se të pini shumë ujë vetëm para vrapimit.
Ndonëse rregulli i përgjithshëm për hidratim është se duhet të pini mjaftueshëm sa për të mos u ndjerë të etur, nëse jeni duke vrapuar rregullisht ju duhet të pini më shumë se aq, edhe nëse nuk ndiheni të etur.
Eksperti rekomandon të pini deri në gjysme litre ujë një orë para vrapimit, dhe ndoshta 0.1 litër tjetër menjëherë para vrapimit.
Nëse do të vraponi herët në mëngjes, ai sugjeron të pini ujë një natë para vrapit.
Gjithashtu duhet të pini ujë edhe pasi të ktheheni nga vrapimi, sepse Mandje thotë që mund të humbni më shumë lëngje se ç’mendoni, e posaçërisht gjatë temperaturave të larta.
Hani për të vrapuar
Ndonëse ka disa mënyra për ta përmirësuar performancën atlete, një dietë e cila i balancon karbohidratet, proteinat dhe yndyrat dhe që përfshin shumë pemë e perime zakonisht rekomandohet për personat që vrapojnë.
Disa vrapues, si ultra-maratonisti Zach Bitter, kanë gjetur suksesin në një regjim ketogjenik që përfshin ushqime me sasi të larta të yndyrës dhe të vogla të karbohidrateve.
Por për shumicën e njerëzve, shkencëtarët e sportit kanë zbuluar se karbohidratet komplekse janë karburant i rëndësishëm ushtrimor.
Mandje pajtohet me këtë konstatim, ku sugjeron që para një vrapimi të gjatë të hani oriz të kaftë ose spageti.
Ndërkaq pas vrapimit, ai thotë të hani ushqime me proteina.
“Ju keni një hapësirë kohore 30-minutëshe ku trupi është më së miri i përgatitur për të pranuar proteinë për ta riparuar dëmin e muskujve”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore
Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri
Luani: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert