Dakota Johnson tërhoqi vëmendje të madhe me veshjen e saj, ndërsa çizmet e zeza që kishte veshur “shpërthyen” në internet - videoja mori mbi 14 milionë shikime

Aktorja Dakota Johnson, e cila së fundi bëri bujë edhe me fustanin e shtëpisë së modës Valentino, u shfaq në Festivalin e Filmit në Cyrih me një stil që mahniti publikun. Videoja nga paraqitja e saj u bë virale pikërisht për shkak të çizmeve që kishte veshur.


Bëhet fjalë për një model që ka tërhequr jashtëzakonisht shumë vëmendje në rrjetet sociale. Videoja ka mbledhur mbi 14 milionë shikime dhe ka shkaktuar një lumë komentesh.

“Pra, të gjithë jemi këtu për këto çizme?”, “Duhet të di nga janë këto çizme!”, “Çizmet janë të çmendura!”, “Zgjedhja më e mirë ndonjëherë!”, “Ku mund t’i blej këto?”, “Le të tregojë dikush menjëherë detajet!”, janë disa nga komentet që qarkullojnë në internet, transmeotn Telegrafi.

Modeli vjen nga shtëpia prestigjioze e modës Saint Laurent. Janë çizme të gjata deri në gju, me emrin Nico, që kanë takë bllok prej rreth 15 centimetrash, majë të rrumbullakët dhe një kopëse të artë me logon karakteristike të markës në kyç. Çmimi i tyre arrin rreth 2.500 euro, dhe prodhohen në disa variante.

Dakota kishte zgjedhur modelin e zi, por ato gjenden edhe në ngjyrë bordo dhe në një version më të shkurtër.

Është interesant fakti që këto çizme janë aq të kërkuara sa janë pothuajse të gjitha të shitura, ndërsa në faqen zyrtare të brendit janë të disponueshme vetëm disa numra. Për ata që “e humbën rastin”, ekziston mundësia e regjistrimit në listën e pritjes.

/Telegrafi/