T’i fusësh këmbët e xhinseve në çizme apo jo?

Muajt e ftohtë na sjellin palltot, kapelat, shallet dhe modën e tyre. Si duket veshja më efektive?


Nëse mendoni se çizmet duhet të jenë në plan të parë dhe se duhet t’i fusni këmbët e xhinseve në to, do të ishte ideale nëse keni një model të ngushtë të xhinseve, transmeton Teegrafi.

10fbed1d85bd19188dc796a044f286294

Këmbët e xhinseve të prera drejt nuk duhet të futen në çizme, veçanërisht nëse mbathni çizme të ngushta.

Në atë rast, është një ide më e mirë që të ktheni fundin e këmbëve të xhinseve disa herë në mënyrë që të arrijnë pak mbi çizmet dhe të mos prishin harmoninë.

2f90bb584b21d4bdaa917b53f7472

Nëse vishni pantallona me këmbë pak më të shkurtra, mos ngurroni të zgjidhni ato që janë aq të shkurtra sa të ketë të paktën një gisht hapësirë bosh midis kyçit të këmbës dhe këmbës së xhinseve, por sigurohuni që të mos bien shumë në sy në mënyrë që të mos devijoni fokusin nga çizmet.

Xhinset gjithnjë e më të popullarizuara duken më së miri kur qiten mbi çizme, por është absolutisht e ndaluar të eksperimentosh dhe t'i fusësh ato në çizme.

95ced1ff9c42bb0ab8515da7dc671826

e006d4ef16ac0711bee68d75dacc95c9

/Telegrafi/