Ditëve të ftohta, çizmet e bardha mund të nxjerrin në pah e të lartësojnë çdo kombinim, dhe në varësi të kushteve të motit, ju mund të zgjidhni të ulëta ose të larta, me ose pa takë

Ngjyra e bardhë shkon mirë me të gjitha ngjyrat e tjera, andaj cilëndo nuancë që zgjidhni, nuk do të gaboni.


Në një sërë mundësish të ndryshme, çizmet e bardha shkojnë shkëlqyeshëm në kombinimet e përditshme, njësoj si edhe në veshjen për raste solemne.

Me atë rast mund të zgjidhni edhe dizajn të ndryshëm këpucësh, si dhe materiale të ndryshme.

Çizmet e gjata klasike prej lëkure me taka dhe maje të mprehtë do të përshtaten me veshjet elegante me të cilat do të dukeni shkëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.

1bdab1c8f7e01ad8bdadc25ebcbe2

Modelet e prera deri në kyçin e këmbës me taka të gjera përshtaten në mënyrë të përsosur me veshjet e përditshme dhe xhinset.

2d66d318e40f522df

Çizmet e bardha ushtarake do të funksionojnë po aq mirë dhe mund t'i bëni ato të dallohen edhe më shumë, duke përdorur lidhëse me ngjyra të ndezura.

311d736fdafc44e8bca3a7

Për ditët më të ftohta, zgjidhni modele më të ngrohta me astar dhe platformë, të cilat do t'ju vijnë në ndihmë nëse duhet të ecni nëpër dëborë.

419e68534dc6e9d8c585f

Por mos u shqetësoni nëse keni të ftohtë, ky model i dizajnuar me elegancë do të ngrohë këmbët tuaja varësisht nga minuset jashtë.

582f6823eeb229f626f27

Nëse doni të theksoni këmbët e holla, zgjidhni modele të gjata që mund të bëhen prej lëkure ose materiale të tjera.

6394efbcecaa80a12c52ed2f4b

Ju mund ta kompletoni pamjen sportive me një dizajn modern të çizmeve që janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe që shkojnë mirë me xhinse, pulovra, pallto si dhe veshje të tjera elegante.

72a88c355309dd33d2e82d

Dhe së fundi, mund të arrini një pamje elegante me çizme të bardha kauboj.

82fd186fec87bf682e78

/Telegrafi/